Më shumë spanjoll sesa argjentinas? Identiteti i dyfishtë i Lionel Messit para finales së Kupës së Botës

ONP 요약
Spain은 World Cup 최종 결승전에서 한 골로 Argentina를 이겼고, 2010년 이후 처음으로 다시 우승 트로피를 들었다. Argentina는 이전에 여러 번 우승했던 강한 팀이었지만 이번엔 기회를 얻지 못했다.
Lionel Messi do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës, një duel që nxjerr në pah lidhjen e jashtëzakonshme që legjenda argjentinase ka me vendin ku u formua si futbollist dhe si njeri.
Edhe pse është simboli i Argjentinës dhe e udhëhoqi "Albicelesten" drejt titullit botëror, Messi jetoi më shumë se dy dekada në Barcelonë, mban shtetësi spanjolle dhe tre djemtë e tij kanë lindur në Katalonjë. Në shumë aspekte, ai është një produkt i futbollit spanjoll.
Nga Rosario në Barcelonë
Messi mbërriti në Barcelonë në moshën 13-vjeçare, pasi u diagnostikua me mungesë të hormonit të rritjes. Në atë kohë ai ishte pjesë e akademisë së Newell's Old Boys, por trajtimi që i nevojitej kushtonte më shumë se 1.000 dollarë në muaj dhe familja nuk kishte më mundësi ta përballonte, sidomos pas krizës ekonomike që goditi Argjentinën në fillim të viteve 2000.
Barcelona vendosi t'i hapte dyert talentit të ri, duke e pranuar në akademinë legjendare La Masia dhe duke marrë përsipër të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor.
Trajtimi rezultoi i suksesshëm dhe Messi arriti gjatësinë 170 centimetra, pesë centimetra më shumë se Diego Maradona.
Lidhjet me Spanjën dhe shtetësia
Pak njerëz e dinë se Messi ka edhe rrënjë familjare në Katalonjë. Stër-stërgjyshi i tij, Ramon Llobera Perez, ishte nga kjo zonë e Spanjës.
Në vitin 2005, sapo mbushi 18 vjeç, Messi mori zyrtarisht shtetësinë spanjolle. Ky ishte një moment vendimtar për karrierën e tij, pasi deri atëherë konsiderohej lojtar jashtë Bashkimit Evropian dhe Barcelona kishte kufizime për regjistrimin e futbollistëve jo-evropianë.
Pas marrjes së pasaportës spanjolle, ai mundi të luante pa asnjë pengesë në La Liga.
Megjithatë, kjo nuk ndryshoi kurrë ndjenjat e tij për kombëtaren.
Federata Spanjolle bëri disa tentativa për ta bindur të vishte fanellën e "La Rojas", por Messi refuzoi çdo ofertë.
"Patën kontaktuar me mua. Mundësia ekzistonte, por unë gjithmonë kam dashur të luaj vetëm për Argjentinën", ka deklaruar ai.
Një episod interesant ndodhi në vitin 2023, kur Messi tentoi të hynte në Kinë me pasaportën spanjolle, e cila nuk kishte vizën përkatëse. Ai u ndal përkohësisht nga autoritetet kufitare, por situata u zgjidh shpejt.
Një produkt i pastër i futbollit spanjoll
Karriera e Messit është e lidhur ngushtë me Barcelonën.
Ai u rrit në La Masia, akademinë që konsiderohet një nga më të mirat në botë, dhe u shndërrua në futbollistin më të madh që ka nxjerrë ndonjëherë klubi katalanas.
"La Masia është gjithçka për mua. Kam ardhur këtu kur isha 13 vjeç dhe aty jam formuar si futbollist dhe si person", është shprehur Messi.
Gerard Pique ka treguar se kur Messi mbërriti në akademi, trajnerët i kishin paralajmëruar lojtarët e rinj të mos tregonin ashpërsi ndaj tij për shkak të fizikut të brishtë. Por shumë shpejt ai nisi të mahniste të gjithë.
Ish-mesfushori Ludovic Giuly kujton:
"Ishte vetëm 16 vjeç dhe na shkatërronte në stërvitje. Disa e godisnin vetëm për ta ndalur, por ai ngrihej dhe vazhdonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ishte si një alien".
Në moshën 17-vjeçare, Messi debutoi zyrtarisht me ekipin e parë të Barcelonës, duke nisur epokën më të lavdishme në historinë e klubit.
Legjenda më e madhe e Barcelonës
Shifrat e Messit me fanellën blaugrana janë të jashtëzakonshme.
Gjatë 17 sezoneve me ekipin e parë, ai zhvilloi 778 ndeshje, shënoi 672 gola dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Gjithashtu fitoi 35 trofe, mes tyre: 10 tituj të La Ligës, 7 Kupa të Mbretit, 4 Liga të Kampionëve si dhe fitoi shtatë Topa të Artë gjatë periudhës së tij te Barcelona.
Messi ishte figura qendrore e skuadrës legjendare të Pep Guardiolës, e cila në vitin 2009 fitoi gjashtë trofe brenda një viti kalendarik.
"Barcelona është shtëpia ime"
Në verën e vitit 2021, për shkak të problemeve të mëdha financiare të Barcelonës, Messi u detyrua të largohej si lojtar i lirë drejt Paris Saint-Germain.
Megjithatë, ai nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për klubin.
"Barcelona është shtëpia ime. Do të doja ta kisha kaluar gjithë karrierën aty. Në Evropë nuk do të luaja për asnjë klub tjetër", ka deklaruar argjentinasi.
Një rikthim ishte shumë pranë në vitin 2023, kur Xavi drejtonte skuadrën, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit.
E ardhmja e tij është sërish në Katalonjë
Messi jetoi plot 21 vite në Barcelonë. Aty u rrit, krijoi familjen dhe ndërtoi jetën e tij.
Tre djemtë e tij, Thiago, Mateo dhe Ciro kanë lindur në Barcelonë, ndërsa ai dhe bashkëshortja Antonela Roccuzzo vazhdojnë të zotërojnë vilën e tyre në Castelldefels, të cilën nuk e shitën as pas transferimeve në Paris dhe SHBA.
Vetë Messi ka bërë të ditur se synon të rikthehet për të jetuar përgjithmonë në Barcelonë sapo të përfundojë karrierën.
"Na mungon shumë Barcelona. Gruaja, fëmijët dhe unë flasim vazhdimisht për kthimin. Shtëpia jonë dhe jeta jonë janë aty dhe duam të rikthehemi", ka deklaruar ai.
Së fundmi, ai ka forcuar edhe më shumë lidhjen me futbollin katalanas, duke blerë 100 për qind të aksioneve të klubit UE Cornella, një hap që konsiderohet si fillimi i projektit të tij afatgjatë në futbollin spanjoll.
Kështu, ndërsa në finalen e Kupës së Botës do të udhëheqë edhe një herë Argjentinën kundër Spanjës, historia e Lionel Messit dëshmon se identiteti i tij është i ndërtuar mbi dy botë: zemra i përket Argjentinës, por formimi, jeta dhe trashëgimia e tij janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Spanjën. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요