Konfiskohen dru pa dokumentacion në Gjilan, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të mbushur me dru në Gjilan, për të cilat është konstatuar se mungonin dokumentet përcjellëse dhe damkosja përkatëse.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:30, gjatë një patrullimi policor.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një traktor me rimorkio të drejtuar nga një burrë kosovar, i cili transportonte një sasi drunore.
Pas verifikimit të dokumentacionit është vërtetuar se drutë nuk kishin dokumentet e nevojshme përcjellëse dhe ishin të pa damkosur.
Me vendim të prokurorit, drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në depon e Agjencisë Pyjore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요