미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Reperi misterioz Lonely publikon këngën e re “Bebe”, pas nënshkrimit me labelin VVS

Telegrafi - Lajme
Reperi misterioz Lonely publikon këngën e re “Bebe”, pas nënshkrimit me labelin VVS

Reperi në ngjitje Lonely ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Bebe”, i cili tashmë është publikuar në platformën YouTube.

Publikimi vjen menjëherë pasi artisti nënshkroi kontratë me labelin VVS, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore.

“Bebe” është një projekt i realizuar tërësisht nga vetë artisti, i cili ka shkruar tekstin e këngës, ndërsa është kujdesur edhe për producimin e beat-it. Videoklipi është vizualizuar nga Sibo Graphic, duke i dhënë projektit një identitet modern dhe të veçantë.

Përveç stilit të tij muzikor, Lonely vazhdon të tërheqë vëmendje edhe me paraqitjen e tij unike. Reperi nuk e ka zbuluar ende fytyrën para publikut dhe në çdo paraqitje shfaqet me maskë, element që tashmë është kthyer në shenjën e tij dalluese.

Me stilin misterioz dhe qasjen e veçantë artistike, Lonely po synon të krijojë një identitet të fortë në skenën shqiptare të hip-hopit, ndërsa “Bebe” pritet të jetë një tjetër projekt që do të tërheqë vëmendjen e publikut. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.