미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Vetëm dy javë na ndajnë nga 'Sunny Hill Festival 2026', nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Telegrafi - Lajme
Vetëm dy javë na ndajnë nga 'Sunny Hill Festival 2026', nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në Kosovë. Vetëm edhe dy javë kanë mbetur deri në nisjen e Sunny Hill Festival 2026, i cili edhe këtë verë pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Përgatitjet tashmë po shkojnë drejt fundit për festivalin, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke premtuar tri net të mbushura me performanca spektakolare dhe atmosferë unike.

Në krye të programit të sivjetmë janë tre emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. Katy Perry do të jetë artistja kryesore e natës së parë, Lewis Capaldi do të ngjitet në skenë në natën e dytë, ndërsa edicionin do ta përmbyllë superylli i muzikës elektronike Martin Garrix.

View this post on Instagram

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Përveç emrave të njohur botërorë, festivali do të sjellë edhe dhjetëra artistë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, duke ofruar një program të larmishëm për publikun.

Ashtu si në vitet e kaluara, Sunny Hill Festival 2026 premton një eksperiencë të paharrueshme me katër skena të ndryshme, performanca të nivelit të lartë dhe një atmosferë që e ka shndërruar festivalin në një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në rajon.

Me përgatitjet që po hyjnë në fazën finale, gjithçka është gati që fundi i korrikut të shënojë edhe një herë rikthimin e festivalit më të madh në vend. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.