미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Ky buton në veturë mund të jetë i rrezikshëm nëse përdoret për një kohë të gjatë

Telegrafi - Lajme
Ky buton në veturë mund të jetë i rrezikshëm nëse përdoret për një kohë të gjatë

Gjatë ditëve të nxehta, klima e veturës është shumë e rëndësishme për komoditetin e udhëtimit.

Megjithatë, një funksion që shumë shoferë e përdorin shpesh mund të shkaktojë probleme nëse lihet i aktivizuar për një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për butonin e qarkullimit të brendshëm të ajrit (recirkulimit), i cili bën që klima të përdorë të njëjtin ajër brenda kabinës, në vend që të marrë ajër të freskët nga jashtë.

Ky funksion ndihmon që vetura të ftohet më shpejt dhe pengon hyrjen e aromave të pakëndshme apo gazrave nga jashtë.

Problemi shfaqet kur recirkulimi qëndron i ndezur për shumë kohë. Në kabinën e mbyllur mund të rritet niveli i dioksidit të karbonit (CO₂), ndërsa zvogëlohet furnizimi me ajër të freskët. Kjo mund të shkaktojë lodhje, përgjumje, ulje të përqendrimit dhe reagime më të ngadalta gjatë vozitjes.

Ekspertët rekomandojnë që ky funksion të përdoret vetëm për periudha të shkurtra, për shembull në fillim të udhëtimit për ta ftohur shpejt makinën, dhe më pas të lejohet hyrja e ajrit të freskët.

Nëse shoferi ndjen lodhje të papritur ose përgjumje, duhet të kontrollojë nëse recirkulimi ka mbetur i aktivizuar. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.