Ky është motori i ri V12 me 1070 kuaj/fuqi - dëgjoni si tingëllon!

Një motor i ri V12 me kapacitet 6.5 litra është zhvilluar për kompaninë e re Nilu, e cila planifikon të prezantojë hiperveturën sportive Nilu27.
Motori, i prodhuar nga kompania Hartley Engines në Zelandën e Re, gjatë testimit të parë në stendën provuese ka tejkaluar objektivin prej 1070 kuaj/fuqish.
Motori pritet të ofrojë një tingull spektakolar në makinën e re, pasi kufizuesi i rrotullimeve është vendosur në nivelin e lartë prej 11 mijë rrotullimesh në minutë.
Nilu ka publikuar edhe një fragment me zërin e motorit, duke dhënë një ide për performancën e tij.
Së shpejti motori do të transportohet nga Zelanda e Re në Gjermani, ku ndodhet departamenti i zhvillimit të markës së re. Atje do të kombinohet me një transmision me shtatë shpejtësi dhe do të instalohet në automjetin që do të shërbejë si prototipi i parë funksional për testime në rrugë.
Nilu e prezantoi konceptin e hiperveturës së saj sportive rreth dy vite më parë. Siç duket, zhvillimi i projektit ka vazhduar dhe kompania po përgatitet për fazat e ardhshme të realizimit të këtij automjeti ekstrem.
Nilu27 synon të jetë një nga hiperveturat më të veçanta në treg, duke kombinuar një motor tradicional atmosferik V12 me performancë të lartë dhe teknologji moderne të ndërtimit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요