오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스52건34개 미디어
진보 성향 19%중도 성향 56%보수 성향 25%
la Repubblica
진보 성향 19%중도 성향 56%보수 성향 25%
Telegrafi
La Hora
Diario de Yucatán
Buenos Aires Times (English)
La Nacion (Argentina)
TheJournal.ie
France 24 (English)
De Telegraaf
La Presse de Tunisie
Poder360
El Comercio (Peru)
KOHA.net
Andina
Proceso Digital
Metrópoles
Breaking Belize News
Vanguard (Nigeria)
La Tercera
RTV Slovenia (MMC)
The Daily Wire
Rzeczpospolita
elDiario.es
Libération
Il Fatto Quotidiano
Le Figaro
Tuko (Kenya)
N1
20minutos
Infobae
Daily Sabah
Sydney Morning Herald
RPP Noticias
El Comercio (Ecuador)
la Repubblica
general
중도 성향

“Një mrekulli e vërtetë e fatit” – rrëfimi për takimin e parë dhe të pabesueshëm mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit

Telegrafi - Lajme
“Një mrekulli e vërtetë e fatit” – rrëfimi për takimin e parë dhe të pabesueshëm mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit

Kur Argjentina dhe Spanja të përballen të dielën në finalen e Kupës së Botës 2026, Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të jenë për herë të parë kundërshtarë në fushë.

Njëri konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, ndërsa tjetri shihet si trashëgimtari i tij te Barcelona dhe një nga talentet më të jashtëzakonshëm të brezit të ri.

Messi është 39 vjeç, ndërsa Yamal sapo ka mbushur 19. Vetë fakti që të dy do të luajnë në të njëjtën finale të Kupës së Botës është i jashtëzakonshëm – një dëshmi e jetëgjatësisë së argjentinasit dhe talentit të rrallë të spanjollit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që rrugët e tyre kryqëzohen.

Takimi i parë ndodhi në vitin 2007

Historia e tyre fillon pothuajse dy dekada më parë. Në vitin 2007, Messi ishte vetëm 20 vjeç dhe sapo kishte fituar një vend të rëndësishëm në ekipin e parë të Barcelonës. Në të njëjtën kohë, Lamine Yamal ishte vetëm pesë muajsh.

Takimi i tyre u përjetësua në disa fotografi të realizuara nga fotografi katalanas Joan Monfort.

Fotot u bënë virale dy vite më parë, kur Yamal ndihmoi Spanjën të fitonte Euro 2024. Babai i tij publikoi njërën prej tyre në rrjetet sociale me mbishkrimin: "Fillimi i dy legjendave".

Në ato fotografi, Messi shihet duke mbajtur në krahë dhe duke larë në një vaskë një foshnjë të vogël, e cila shumë vite më vonë do të ndiqte pothuajse të njëjtën rrugë drejt majës së futbollit.

Fotografi Joan Monfort e përshkruan këtë histori si: "Një mrekulli e vërtetë e fatit",

"Është një rastësi e pabesueshme, kur zbulon diçka shumë më të madhe nga sa e kishe imagjinuar. Nëse kjo do të ishte pjesë e një filmi, askush nuk do ta besonte", tregon ai.

Messi nuk dinte si të sillej me një foshnjë

Sesioni fotografik u zhvillua në dhomën e zhveshjes së mysafirëve në stadiumin "Camp Nou:. Familja e Lamine Yamal kishte fituar një konkurs të organizuar nga gazeta katalanase Sport, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe sponsorin e fanellave të Barcelonës.

Çmimi ishte një set fotografish profesionale të foshnjës me një futbollist të ekipit të parë të Barcelonës.

Familja e Yamalit u zgjodh me short dhe, krejt rastësisht, iu caktua Lionel Messi.

Babai i Yamalit, Mounir Nasraoui, është me origjinë marokene, ndërsa nëna, Sheila Ebana, vjen nga Guinea Ekuatoriale. Ata u rritën në Katalonjë pasi familjet e tyre ishin shpërngulur atje vite më parë.

Monfort tregon se për shumë vite nuk e kishte kuptuar se foshnja në fotografi ishte pikërisht Lamine Yamal.

"Nuk e dija fare se ishte Lamine derisa një mik më telefonoi në vitin 2024 dhe më tha se babai i tij e kishte publikuar fotografinë në Instagram".

"Messi ishte shumë i turpshëm dhe introvert. Hyri në dhomën e zhveshjes dhe papritur iu desh të pozonte me një foshnjë. Nga shprehja e fytyrës dukej sikur nuk kishte asnjë ide se çfarë duhej të bënte", vazhdon rrëfimin fotografi.

Monfort shton se nëna e Yamalit e ndihmoi shumë gjatë fotografimit.

"Lamine ishte një foshnjë shumë e qeshur dhe e qetë. Sheila ishte ende shumë e re dhe familja e tyre jetonte në kushte të vështira ekonomike, por ishin njerëz të mrekullueshëm për të punuar", deklaroi Monfort.

Sipas tij, Messi u përshtat shumë shpejt me situatën dhe e kreu sesionin me profesionalizmin që e ka karakterizuar gjithmonë.

Në atë periudhë, Messi ende mbante fanellën me numrin 19 te Barcelona. Vetëm një vit më vonë, pas largimit të Ronaldinhos, ai do të trashëgonte fanellën legjendare me numrin 10.

Dy histori krejt të ndryshme

Kur Messi mbushi 19 vjeç, kishte shënuar vetëm 11 gola në karrierë dhe kishte fituar nga një herë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Lamine Yamal, në ditëlindjen e tij të 19-të, ka realizuar tashmë 56 gola, ka fituar tri tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.

Emri i tij i plotë është Lamine Yamal Nasraoui Ebana. "Yamal" nuk është mbiemri i tij, por emri i dytë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se babai i tij kishte premtuar ta quante djalin "Lamine Yamal" në nder të dy miqve që ndihmuan financiarisht familjen në periudhën kur ai lindi.

"Lamine" është një emër arab që do të thotë "i ndershëm" ose "i besueshëm", ndërsa "Yamal" është një variant i emrit "Jamal", që nënkupton "bukuri" ose "elegancë".

Një fëmijëri e vështirë

Yamal u rrit në lagjen Rocafonda të qytetit Mataró, rreth 30 kilometra në veri të Barcelonës. Është një lagje punëtore, e ndërtuar në vitet 1960 për familjet emigrante.

Shpesh, pas golave të tij, ai formon me gishta numrin 304, që është kodi postar i lagjes ku u rrit.

Duke folur më herët gjatë këtij Botërori, Yamal tha: "Ajo që kanë bërë nëna dhe babai im për mua është diçka që unë nuk do të mund ta bëja për askënd tjetër, përveç fëmijës tim".

"Kur nuk ke para, është shumë e vështirë ta ndihmosh fëmijën të luajë futboll. Prindërit e mi arritën ta bënin këtë dhe është diçka që nuk do të mund t'ua shpërblej kurrë".

Fotografia e famshme me Messin duke e larë Yamalin është bërë tashmë ikonike. Gjatë Euro 2024 dhe Kupës së Botës 2026, tifozët spanjollë kanë shfaqur në stadium edhe banderola me atë imazh.

Tani përballë në finalen e Kupës së Botës

Për Joan Monfort, finalja mes Spanjës dhe Argjentinës është mbyllja perfekte e një historie që nisi rastësisht 19 vite më parë.

"Mendoj se po mbyllet cikli i historisë së tyre. Është një fund i lumtur", nënvizoi Monfort.

Megjithatë, ai e pranon se si tifoz i Barcelonës e ka të vështirë të zgjedhë se kë dëshiron fitues.

"Për Messin do të ishte perfekte ta mbyllte karrierën duke fituar Kupën e Botës për herë të dytë. Mendoj se e meriton. Lamine ka shumë vite përpara për të fituar trofe të tjerë. Por Spanja dhe ai kanë ardhur në këtë finale në momentin ideal. Nëse e fiton tani Kupën e Botës, ky sukses do të vlejë më shumë se shumë prej trofeve të tjerë", tregon preferencat e tij.

Në fund, Monfort e përmbledh më së miri dilemën që ndajnë shumë tifozë të futbollit para finales së madhe.

"Është shumë e vështirë për mua. Zemra ime është e ndarë në dy pjesë", përfundon ai.

Spanja dhe Argjentina do të luajnë të dielën nga ora 21:00 për titullin e Kupës së Botës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

37건 · 33개 매체
진보 성향 19%중도 성향 55%보수 성향 26%
6개 매체17개 매체8개 매체

Cuando la realidad supera la ficción: La historia de la famosa foto de Messi junto a un bebé Lamine Yamal

La Hora - Noticias
중도 성향

Messi bañó a Lamine Yamal de bebé; ahora disputaran la Final del Mundial 2026, ¿cómo surgió la foto?

Diario de Yucatán - Portada
보수 성향

King Messi faces Prince Yamal in final with World Cup at stake

Buenos Aires Times (English)
중도 성향

Chiqui Tapia en EE.UU.: exultante con su segunda final, cerca de Trump y (por ahora) lejos de los tribunales argentinos

La Nacion (Argentina)
보수 성향

This photo of Lionel Messi and Lamine Yamal has gone viral again (and no, it's not AI)

TheJournal.ie
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Deporte adaptado acompaña la rehabilitación de 60 pacientes al mes en el Cenare

Delfino.cr - Portada

Procomer amplía incentivo de talento humano a empresas exportadoras y suplidoras

Delfino.cr - Portada

Chavismo deja en firme segunda devolución de nómina de suplencias de Sala IV

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Erling Haaland vendosi t'ia plotësonte dëshirën Tom Hollandit pasi ky i fundit u ankua se e kishin injoruar

Telegrafi - Lajme

Heatwave and drought alarm the Netherlands - citizens urged to save water

Telegrafi - Lajme

Vala e të nxehtit dhe thatësira alarmojnë Holandën - qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujin

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.