Xhaketa prej lëkure e veshur nga CEO i Nvidia-s, Jensen Huang - shitet në ankand për gati një milion dollarë

Një xhaketë lëkure e zezë e veshur nga CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, u shit për 960,000 dollarë në një ankand në Nju Jork të premten, 16 herë më e lartë se vlera e parashikuar prej 60,000 dollarësh, sipas Sotheby's.
Shtëpia e ankandeve tha në një njoftim për shtyp se 45 koleksionistë ofruan për xhaketën Tom Ford, me Drejtorin e Koleksioneve Moderne të Sotheby's, Brahm Wachter, që e quajti atë "një objekt kaq të lidhur ngushtë me një nga figurat përcaktuese të epokës së inteligjencës artificiale", transmeton Telegrafi.
Ngjashëm me prirjen e themeluesit të Apple, Steve Jobs, për bluza të zeza me jakë të rrumbullakët ose gardërobën e pafundme me bluza gri të shefit të Meta-s, Mark Zuckerberg, Huang i ka bërë xhaketat prej lëkure pjesë të stilit të tij dallues, duke veshur një të tillë në pothuajse çdo paraqitje publike - përfshirë kopertinën e revistës Time në vitin 2021.
Si drejtues i Nvidia-s, ai e ka parë prodhuesin e çipave të rritet për t'u bërë kompania me vlerën më të lartë të tregtuar publikisht në botë.
Të ardhurat nga ankandi shkojnë në dobi të Institutit Edge, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mësimdhënien e anglishtes dhe udhëzimin e profesionistëve në metodat perëndimore të biznesit dhe arsimit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요