오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
Euronews Albania
Telegrafi
Euronews Albania
general
중도 성향

Ministri Karakaçi: Elektrifikim i plotë i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës përfundon në 2027

Telegrafi - Lajme
Ministri Karakaçi: Elektrifikim i plotë i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës përfundon në 2027

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të financojë elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Karakaçi tha se financimi përmbyll paketën e projektit më të madh hekurudhor të realizuar në Shqipëri në dekadat e fundit dhe do të mundësojë elektrifikimin e plotë të linjës, ndërtimin e infrastrukturës energjetike dhe certifikimin sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas ministrit, punimet civile kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit dhe me miratimin e marrëveshjes do të nisë faza e elektrifikimit. Objektivi është që deri në fund të vitit 2027 qytetarët të kenë në dispozicion një linjë moderne me trena plotësisht elektrikë.

Karakaçi theksoi gjithashtu se qeveria po avancon edhe projekte të tjera hekurudhore, si zgjatimi i linjës drejt stacionit qendror të Tiranës, rikonstruksioni i segmentit Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, rehabilitimi i linjës Durrës-Rrogozhinë dhe hartimi i projektit për vazhdimin e saj deri në Pogradec.

Ai nënvizoi se ndër projektet strategjike mbetet edhe hekurudha Durrës-Prishtinë, për të cilën po punohet për sigurimin e financimit.

Në përfundim, ministri u bëri thirrje deputetëve të mbështesin projektligjin, duke e cilësuar atë si një investim strategjik që do të afrojë Shqipërinë me rrjetin evropian të transportit dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Fjala e plotë:

Projektligji që paraqesim sot ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për elektrifikimin e linjës Tiranë-Durrës dhe stacionin e Rinasit, dhe që përmbyllë në fakt, paketën financiare të projektit më të madh hekurudhor të realizuar në vendin tonë në dekadat e fundit.

Me këtë financim, bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe certifikimi sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke sjellë për herë të parë një shërbim modern hekurudhor me trena elektrikë. Dhe, në fakt, edhe për t’ju përgjigjur edhe më gjatë pyetjes, unë mendoja se ishte e qartë në relacion, tërësisht elektrik dhe vetëm elektrik.

Ky është një investim që është shumë i rëndësishëm për hekurudhën shqiptare. Siç e thashë në përgjigjen e pyetjes, punimet civile tashmë kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, stacionet e reja po ndërtohen dhe me miratimin e kësaj marrëveshje nis edhe faza e elektrifikimit.

Objektivi ynë është që deri në fundin e vitit 2027, qytetarët shqiptarë të kenë në dispozicion një linjë hekurudhore moderne, të sigurt dhe të denjë për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por ky projekt nuk është vetëm një investim i veçuar, pasi doja të theksoja edhe disa projekte të tjera në hekurudhë, pasi është pjesë e një programi të gjerë për rilindjen e transportit hekurudhor shqiptar, një sektor që për shumë vite mbeti jashtë vëmendjes së investimeve.

Paralelisht me linjën Tiranë-Durrës dhe Aeroportin “Nënë Tereza”, po ecin projektet për zgjatimin e hekurudhës drejt stacionit qendror të Tiranës, ndërtimin e sistemit modern të mirëmbajtjes së trenave (depo), si dhe përgatitjen e kontratës së shërbimit publik që do të garantojë një shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm për qytetarët. Njëkohësisht kanë avancuar procedurat për rikonstruksionin e linjës, Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, një segment me rëndësi strategjike për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi dhe rrjetin europian të transportit. Dhe për këtë linjë, Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, tashmë jemi në procedurë konkurruese, përsëri sipas procedurave të financuesit ndërkombëtar dhe pritet finalizimi i procedurës shumë shpejt. Në proces janë edhe procedurat për rikonstruksionin e segmentit Durrës-Rrogozhinë, ndërsa po hartohet projekti inxhinierik për vazhdimin e linjës nga Rrogozhina deri në Pogradec./Tv Klan ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Tirana-Durrës Railway Line Set for Electrification, Karakaçi: Service to Be Operational by End of 2027

Euronews Albania - Top Stories
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Nace campaña nacional para reducir presión humana sobre arrecifes ante nuevo evento de El Niño

Delfino.cr - Portada

City Mall albergará jornada de donación de sangre abierta al público este 19 de julio

Delfino.cr - Portada

Yara Jiménez dice que “esperaba” sentencia de la Sala IV que anuló su rechazo a permuta entre diputadas

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir për plagosjen e 32-vjeçarit

Telegrafi - Lajme

Zjarret në Kosovë: Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj zjarrvënësve

Telegrafi - Lajme

Klubi me më së shumti lojtarë në finalen e Kupës së Botës

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.