오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Zjarret në Kosovë: Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj zjarrvënësve

Telegrafi - Lajme
Zjarret në Kosovë: Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj zjarrvënësve

Zjarret në pyje dhe fusha vazhdojnë të jenë një nga problemet më serioze gjatë muajve të verës në Kosovë, duke shkaktuar çdo vit dëme të mëdha në mjedis, prona dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Përballë rritjes së rrezikut nga temperaturat e larta dhe thatësia, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo rast të dyshuar të zjarrvënies.

Sipas Policisë, zjarret shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pyje dhe toka bujqësore, ndërsa personat që shkaktojnë zjarr, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, do të përballen me masa ligjore.

Biologia Ferdije Zhushi Etemi ka theksuar se ndezja e zjarreve nuk sjell asnjë përfitim për tokën, përkundrazi, dëmton ekosistemin dhe ul pjellorinë e saj.

“Në aspektin biologjik, kjo dukuri sjell pasoja, pasi djeg mbulesën bimore sipërfaqësore, e cila mundëson pjellorinë e tokës”, ka deklaruar Zhushi Etemi.

Ajo ka shtuar se, përveç dëmeve në tokat bujqësore, zjarret ndikojnë negativisht edhe në biodiversitet, cilësinë e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve.

Në të njëjtën linjë, njohësi i çështjeve emergjente, Tahir Ahmeti, ka vlerësuar se faktori njeri mbetet shkaktari kryesor i zjarreve masive, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësia favorizojnë përhapjen e tyre.

“Temperaturat janë të larta dhe mjafton shumë pak që të ndizet një zjarr, andaj të gjithë duhet të kemi kujdes që të kemi sa më pak zjarre dhe dëme”, është shprehur Ahmeti.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 227 raste të zjarrvënieve, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë evidentuar 62 raste.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë sezonit veror dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies, me qëllim të parandalimit të dëmeve në mjedis, pronë dhe jetën e njerëzve, raporton RTK. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Deporte adaptado acompaña la rehabilitación de 60 pacientes al mes en el Cenare

Delfino.cr - Portada

Procomer amplía incentivo de talento humano a empresas exportadoras y suplidoras

Delfino.cr - Portada

Chavismo deja en firme segunda devolución de nómina de suplencias de Sala IV

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

“Një mrekulli e vërtetë e fatit” – rrëfimi për takimin e parë dhe të pabesueshëm mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit

Telegrafi - Lajme

Erling Haaland vendosi t'ia plotësonte dëshirën Tom Hollandit pasi ky i fundit u ankua se e kishin injoruar

Telegrafi - Lajme

Heatwave and drought alarm the Netherlands - citizens urged to save water

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.