Mickoski-Brojer: Maqedonia e Veriut dhe Gjermania drejt bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (FA) të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneralin Karsten Brojer.
Mickoski në një postim në profilin e tij në Fejsbuk thekson se në takim është biseduar për përparimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa.
“Sot u takuam me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjermane, gjeneralin Karsten Brojer. Biseduam për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa. Së bashku konfirmuam vendosmërinë tonë për thellimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, aktiviteteve të përbashkëta dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve të forcave të armatosura, me qëllim forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike”, thekson Mickoski.
Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Armatën dhe Shtetin e Maqedonisë, gjenerali Brojer realizoi takim me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요