Vajza e Kim Kardashian ndryshon sërish pamjen, North shfaqet krejt ndryshe pranë Kanye West dhe Bianca Censori

North West ka tërhequr vëmendjen me transformimin e saj më të fundit gjatë një daljeje në Los Angeles me babain e saj, Kanye West, dhe njerkën, Bianca Censori.
13-vjeçarja u shfaq me një model të ri flokësh, duke hequr dorë nga flokët e gjatë blu për një prerje më të shkurtër me balluke dhe nuancë të zezë, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur pantallona të zeza të gjera, një bluzë me motive, atlete sportive dhe e kompletoi pamjen me një çantë të vogël të zezë dhe syze dielli.
Edhe Bianca Censori u shfaq me një stil më të mbuluar se zakonisht, e veshur me geta të zeza kapri, bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe këpucë me majë të hapur.
Ndërsa Kanye West zgjodhi një kombinim tërësisht të zi me këmishë, pantallona lëkure, xhaketë dhe çizme.
Treshja u pa duke vizituar dyqanin H. Lorenzo, ku North dhe Bianca shfletonin veshje dhe aksesorë.
Në një moment, adoleshentja i tregoi diçka në telefonin e saj Biancës, duke shkaktuar të qeshura mes tyre gjatë shëtitjes. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요