미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Bugatti i jep lamtumirën motorit legjendar W16 me modelin e fundit Mistral

Telegrafi - Lajme
Bugatti i jep lamtumirën motorit legjendar W16 me modelin e fundit Mistral

Viti 2026 do të hyjë në histori si një nga vitet më të rëndësishme për Bugattin.

Jo vetëm që po largohet nga Grupi Volkswagen, por gjithashtu po i jep fund modelit W16.

Roadster është vetura e fundit rrugore që ka motorin i cili fuqizoi edhe Bolide, një veturë ekstreme vetëm për pistë, e kufizuar në 40 njësi, të cilat u ndërtuan të gjitha deri në nëntor 2025.

Bugatti W16 Mistral i fundit quhet me të drejtë "I Fundit i Llojit të Tij" dhe ka një ngjyrë dyngjyrëshe Pearl dhe Sparkle.

Kushdo që porositi modelin e fundit me motor W16 zgjodhi detaje për pjesën e brendshme, ku nënshkrimi i Ettore Bugatti shfaqet në mbështetëset e kokës e pragjet e dyerve.

Ashtu si çdo Mistral tjetër, edhe modeli i fundit iu nënshtrua 400 kilometrave testimesh para se të dorëzohej.

Bugatti dikur tha se kishte mbaruar së ndjekuri rekordet, por në nëntor 2024, Mistral me vlerë 5 milionë euro mori titullin e veturës më të shpejtë të prodhimit me çati të hapur në botë.

Me Andy Wallace pas timonit, W16 Mistral arriti shpejtësinë 453.91 km/h.

Edhe pse Bugatti ka ndaluar së prodhuari vetura të reja me motor W16, ju ende mund të porosisni një të tillë përmes Programit Solitaire. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.