Klori në pishina mund t’i irritojë sytë? Oftalmologu Naser Salihu tregon si të mbroheni

Frekuentimi i pishinave gjatë verës është një nga mënyrat më të zakonshme për t’u freskuar, sidomos për fëmijët.
Megjithatë, oftalmologu dhe kirurgu i syrit, Naser Salihu gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital tha se uji i pishinave, veçanërisht kur përmban koncentrime të ndryshme të klorit apo substancave të tjera dezinfektuese, mund të shkaktojë irritim dhe probleme në sipërfaqen e syrit.
Duke folur për ndikimin e klorit në sy, Salihu tha se një nga problemet kryesore është kontrolli jo gjithmonë i duhur i koncentrimit të klorit në pishina.
“Fatkeqësisht, kontrolli i koncentrimit të klorit, në informacione që i kemi ne nëpër pishinat e vendit tonë, por edhe në regjion, nuk është ai i duhuri”, tha ai.
Sipas tij, kur koncentrimi i klorit apo i substancave të tjera dezinfektuese ndryshon, ato mund të veprojnë në mënyrë irrituese dhe toksike në sipërfaqen e syrit.
"Fëmija juaj mund të mos shohë mirë dhe të mos jetë në gjendje t’ju tregojë”, oftalmologu Naser Salihu flet në “Shëndeti në rend të parë”
“Kur klori ose substancat tjera dezinfektuese që përdoren në ujë janë në koncentrime të ndryshme, atëherë ajo në mënyrë toksike mund të veprojë në sy dhe të shkaktojë njëfarë konjuktiviti toksik”, Salihu.
Ai theksoi se fëmijët janë ndër kategoritë që duhet të mbrohen më së shumti gjatë qëndrimit në pishina.
Sipas tij, përdorimi i syzeve mbrojtëse është një masë e thjeshtë, por shumë e rëndësishme.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
- YouTube www.youtube.com ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요