오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar

Telegrafi - Lajme
Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar

Ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë qytetare që synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit “Urosevac” dhe përdorimin e vetëm të emrit “Ferizaj” në të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare të institucioneve.

Në ceremoninë e nisjes morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfaqësues nga secili komunitet, të cilët bën edhe nënshkrimin e peticionit.

I pari që nënshkroi peticionin ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se komuna e mbështet këtë nismë, duke e cilësuar atë si vendosje të drejtësisë historike.

Ai shtoi se kjo nismë duhet të shërbejë edhe si shtysë për institucionet qendrore që të shqyrtojnë emërtimet e vendbanimeve në Kosovë, raporton Kp.

“Është një drejtësi, sepse Ferizaj ka lindur 153 vjet më parë me emrin Ferizaj, ndërsa emri Urosevac është vendosur nga administrimi i dhunshëm pas vitit 1912… le të shërbejë ky peticion, le të shërbejë kjo nismë nga Ferizaj që institucionet e nivelit qendror të formojnë komisione profesionale, komisione të kësaj çështje në mënyrë që pastaj të vënë në diskutim dhe në vendimmarrje të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Aliu.

Sipas tij, do të ketë dalje të qytetarëve pasi edhe të sapolindurit po të kishin mundësi do ta nënshkruanin sepse këtu ka të bëjë me drejtësinë e qytetarëve të Ferizajt.

Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se peticioni synon largimin e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, mirëpo që nuk është drejtuar kundër asnjë komuniteti.

“Sot është një ditë historike për qytetarët e Ferizajt, ku duke shfrytëzuar një të drejtë demokratike kemi nisur peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit Urosevac. Njëkohësisht kërkojmë që në të tri gjuhët – shqip, serbisht dhe anglisht – të përdoret vetëm emri Ferizaj në të gjitha dokumentet, tabelat, regjistrat, aktet ligjore dhe komunikimin zyrtar të Republikës së Kosovës. Ky peticion është me vullnetin e lirë të qytetarëve të Ferizajt dhe nuk ka të bëjë asgjë kundër asnjë komuniteti. Këtë peticion e kanë mbështetur të gjitha partitë politike në Ferizaj, si dhe partitë e komuniteteve joshumicë. Ka një unitet të plotë në këtë kërkesë”, u shpreh ai.

Fazliu tha se presin të mbledhin të paktën 20 mijë nënshkrime brenda rreth dy javësh, ndërsa shtoi se afati mund të zgjatet në varësi të nënshkrimeve.

Ndërsa edhe kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fatbardha Zogaj Reka u shpreh se e mbështesin këtë nismë.

“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë aty ku është interesi i qytetarëve të Ferizajt, qytetarëve të shtetit tonë, të kudo ata që qofshin. Iniciativa të tilla kanë pasur edhe grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kohë më parë, edhe sigurisht e dini pak kohë më parë… deputeti Rufki Suma ka pasë një fjalim të veçantë në lidhje me këtë çështje, deputeti ynë i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Kështu që, Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë aty ku është populli, aty ku është komuniteti.”, tha ajo.

Mbështetje për peticionin shprehën edhe qytetarët e pranishëm.

Kryetari i fshatit Pleshinë, Sabedin Mustafa, tha se nisma është e vonuar dhe se pret një numër të madh nënshkrimesh.

“Shiko, qysh më mirë kjo nismë u bë. S’ka qysh më mirë. Pse me na me bë këtë padrejtësi qysh prej me dekada? Ne s’na duhet kjo gjë. Besoj mos është… tash edhe diaspora këtu pari se besoj që nuk do të zgjasë shumë. Do ta nënshkruajnë, do t’i mbledhim diku mbi 30.000 nënshkrime edhe tash që ta drejtojmë drejt deputetëve, Kuvendit të Kosovës dhe me heq këtë padrejtësi që ju ka bë Ferizajt”, tha Mustafa.

Qytetari Lumni Salihu e cilësoi peticionin si një iniciativë të drejtë.

“Është një iniciativë e mirë e, e këtij grupi që ka filluar që të mbledhë nënshkrime për emërtimin e qytetit Ferizaj e jo Uroshevac. Sepse, emrin Uroshevac ja kanë lënë pushtetarët serbë, të cilët kanë sunduar me qindra vite këtu në Ferizaj. Edhe Ferizaj është emër i vjetër, më pastaj strukturat politike të atëhershme të Serbisë e kanë lënë emrin Uroshevac. Unë mendoj se duhet të ketë ndikim sepse, origjinaliteti i këtij emri të qytetit të Ferizajt është Feriz”, deklaroi ai.

Ndërkaq, qytetari Ramadan Miftari u shpreh optimist se peticioni do të ketë sukses.

“Po, kjo ka me ndiku shumë që ka me u heq. S’ka tjetër domethënë, kjo hiç pa të ka me u heq. Po se me të, akoma më fortë është. Edhe besoj që të gjithë e hapin edhe e heqin. S’ka dyshim këtu hiç. Për këtë gjë s’bën as me bë pyetje se kjo duhet me u heq patjetër. Dalje me siguri ka me pas. Po veç kjo, këtë punë që unë e di që ka me u heq 100%, s’ka asgjë se dalje duhet patjetër me dalë. Edhe nëse vjen pyetje, fill peticioni, dalin të gjithë me e heq. Qytetarët e rrethinës, se po flas me këta shokë që i ke, edhe me ata, unë mendoj që kjo shumë shpejt ka me u heq”, tha Miftari.

Sipas organizatorëve, pas përfundimit të procesit të mbledhjes së nënshkrimeve, peticioni do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, nisin nënshkrimet

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

[Kuwait: Injuries Reported While Battling Fires After Iranian Attacks

Yemen Online

[Bahrain Announces Interception of New Wave of Iranian Attacks

Yemen Online

¿Qué hizo el congreso esta semana? Del 13 al 16 de julio de 2026

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Telegrafi - Lajme

Nikolloski: Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit drejt përfundimit, punimet mbyllen në fund të verës

Telegrafi - Lajme

I gjenden 42 qese me kokainë, arrestohet i dyshuari në Isniq të Deçanit

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.