Juventusi ia rrëmben nga duart Romës mbrojtësin Zeki Celik

Juventusi ka realizuar një goditje të papritur në afatin kalimtar të verës, duke siguruar transferimin e mbrojtësit turk Zeki Celik, i cili ishte shumë pranë rinovimit të kontratës me Romën.
Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, bardhezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me 29-vjeçarin si lojtar i lirë.
Çelik ka kryer tashmë testet mjekësore në qendrën J Medical, ndërsa agjentët e tij po finalizojnë detajet e fundit të kontratës trevjeçare. Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme.
🚨⚪️⚫️ Juventus hijack AS Roma new deal talks and agree to sign Zeki Celik, here we go! 🇹🇷
Agreement in principle with Turkish right back to join Juventus on a free transfer despite verbal pact with AS Roma.
Celik was in Turin today, deal in place - as @romeoagresti reports. pic.twitter.com/BTp03jwwtP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2026
Operacioni është zhvilluar me shumë diskrecion dhe shpejtësi, i udhëhequr nga drejtori sportiv Frederic Massara, në një moment kur gjithçka dukej e mbyllur për vazhdimin e karrierës së mbrojtësit te Roma.
Kjo lëvizje përbën një goditje të rëndë për klubin kryeqytetas. Roma kishte arritur marrëveshje me Celikun për rinovimin e kontratës në fillim të këtij muaji, me palët që raportohej se kishin rënë dakord për një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon, ndërsa mungonte vetëm njoftimi zyrtar.
Megjithatë, kontrata e mëparshme e futbollistit kishte skaduar më 30 qershor, duke e lënë atë si lojtar të lirë. Kjo i dha mundësi Juventusit të ndërhynte në momentin e fundit dhe të bindte mbrojtësin turk të transferohej në Torino.
⚪️⚫️🇹🇷 Zeki Celik just signed his three year contract as new Juventus player on a free move from AS Roma. pic.twitter.com/7rKCDOfcKi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2026
Roma, e bindur se marrëveshja ishte e mbyllur, nuk kishte më asnjë bazë ligjore për ta penguar largimin e tij, ndërsa Juventusi përfitoi nga situata për të siguruar një përforcim me parametra zero. /Telegrafri/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요