Emocione dhe krenari, iso-polifonia në filmin Odiseu, mjeshtri Vendim Kapaj zbulon detajet

Filmi më i ri i regjisorit Christopher Nolan, “Odisea”, sjell në kolonën e tij zanore tingujt unikë të iso-polifonisë shqiptare. Regjistrimet janë realizuar në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj.
Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait, në praninë edhe të kompozitorit Ludwig Göransson, autor i kolonës zanore të filmit.
Kërkimi për një identitet epik muzikor e çoi ekipin krijues drejt zgjedhjes së polifonisë shqiptare, si elementi që i jepte filmit atmosferën e dëshiruar.
Mjeshtri Vendim Kapaj tregon se si u kontaktua nga ekipi realizues dhe kujton momentet e veçanta të regjistrimeve, të cilat u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
“Tingujt shqiptarë frymëzuan ‘The Odyssey’”, Edi Rama zbulon vizitën e kompozitorit të njohur Ludwig Göransson në jug të Shqipërisë
Kapaj shprehet se ekipi realizues ishte i mahnitur nga kjo muzikë e veçantë shqiptare dhe tregoi përkushtim maksimal gjatë gjithë procesit pesëorësh të regjistrimit. Sinkron – Vendim Kapaj
Kolona zanore që ndërthur tingujt e iso-polifonisë shqiptare do të mbetet një dëshmi e rëndësishme e prezantimit të kësaj pasurie kulturore në kinemanë botërore.
Vetë Kapaj shprehet i lumtur që u bë pjesë e këtij projekti dhe e një kasti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha krenar që muzika tradicionale shqiptare është tashmë pjesë e një prej filmave më të mëdhenj të Hollywood-it.
“Odisea” ka nisur tashmë shfaqjen në kinema me një kast të njohur aktorësh dhe nën regjinë e Christopher Nolan. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요