오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

“Drini Day 2026”: Qytetarët kërkojnë veprim urgjent për mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Bardhë

Telegrafi - Lajme
“Drini Day 2026”: Qytetarët kërkojnë veprim urgjent për mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Bardhë

Gjendja e lumenjve dhe burimeve ujore në Pellgun e Drinit të Bardhë vazhdon të perceptohet si alarmante nga qytetarët, ndërsa ndotja nga mbeturinat dhe ujërat e zeza të patrajtuara mbeten kërcënimet kryesore për mjedisin dhe furnizimin me ujë.

Këto janë gjetjet e raportit "Pasqyra e Perceptimeve të Qytetarëve për Pellgun Ujor të Drinit të Bardhë në Kosovë", i prezantuar në konferencën tradicionale "Drini Day 2026", të organizuar nga organizata Rilindja Gjelbër në Vërmicë.

Sipas raportit, 66 për qind e të anketuarve e vlerësojnë gjendjen e lumenjve dhe burimeve ujore si të dobët ose shumë të dobët, ndërsa vetëm 3 për qind e konsiderojnë atë të mirë. Ndërkohë, 100 për qind e respondentëve i cilësojnë lumenjtë dhe burimet ujore si të rëndësishme ose shumë të rëndësishme për komunitetin, ndërsa 98.4 për qind e konsiderojnë mbrojtjen e Pellgut të Drinit prioritet për brezat e ardhshëm.

Raporti tregon gjithashtu mungesë të informimit publik, pasi vetëm 8 për qind e qytetarëve deklarojnë se kanë njohuri të plota për Pellgun e Drinit, ndërsa gjysma e tyre kanë njohuri vetëm të pjesshme.

Sipas rezultateve të anketës, 88.7 për qind e të anketuarve e identifikojnë ndotjen nga mbeturinat si sfidën kryesore për lumenjtë, ndërsa 80.6 për qind përmendin ujërat e zeza të patrajtuara.

Në mesin e problemeve të tjera të evidentuara janë degradimi i rrjedhave të lumenjve, mungesa e ndërgjegjësimit mjedisor, shfrytëzimi i tepruar i ujit, humbja e biodiversitetit, aktivitetet e paqëndrueshme turistike dhe ndryshimet klimatike.

Raporti evidenton se 61.2 për qind e respondentëve kanë vërejtur ulje të disponueshmërisë së ujit gjatë pesë viteve të fundit.

Po ashtu, 75.8 për qind shprehen të shqetësuar për ndikimin e thatësirave në komunitetet e tyre, ndërsa 72.6 për qind deklarojnë se tashmë kanë përjetuar pasojat e tyre.

Kufizimet në furnizimin me ujë janë pasoja më e raportuar, të ndjekura nga tharja e lumenjve dhe burimeve, rritja e kostove të ujit, humbja e vegjetacionit dhe ulja e prodhimit bujqësor.

Raporti tregon gjithashtu mungesë besimi në kapacitetin institucional për menaxhimin e krizave ujore dhe klimatike.

Sipas të dhënave, 75.8 për qind e qytetarëve vlerësojnë se institucionet lokale janë pak ose aspak të përgatitura për t'u përballur me thatësirat.

Megjithatë, 75.8 për qind e të anketuarve deklarojnë se janë të gatshëm të kontribuojnë në aktivitete për mbrojtjen e lumenjve dhe burimeve ujore.

Gjatë konferencës u theksua se ndotja e Drinit të Bardhë ka karakter ndërkufitar, pasi ndotja e krijuar në Kosovë mund të bartet përgjatë rrjedhës së lumit drejt Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kërkuan monitorim të përbashkët, shkëmbim të të dhënave dhe koordinim ndërmjet dy vendeve për mbrojtjen e pellgut ujor.

Ndër rekomandimet kryesore të raportit janë përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave, zgjerimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujit, mbrojtja e shtretërve të lumenjve nga ndërhyrjet, forcimi i zbatimit të ligjit, investimet në infrastrukturën ujore dhe restaurimi i ekosistemeve.

Organizatorët vlerësuan se mbrojtja e Pellgut të Drinit të Bardhë nuk është vetëm çështje mjedisore, por lidhet drejtpërdrejt me shëndetin publik, furnizimin me ujë të pijshëm, bujqësinë, ekonominë lokale dhe sigurinë ushqimore, duke kërkuar veprime konkrete dhe të koordinuara nga institucionet. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

"El barbero de Sevilla" regresa a Costa Rica con una nueva producción de la Compañía Lírica Nacional

Delfino.cr - Portada

Mercado solidario apoyará participación de mujeres indígenas en encuentro nacional

Delfino.cr - Portada

Living Systems llevará música creada con plantas al Mariposario Spirogyra

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Zyrtare: Drenica emëron Jeton Mehmetin trajner të ri të skuadrës

Telegrafi - Lajme

Portreti i Trumpit në monedhën amerikane

Telegrafi - Lajme

Gjakova në prag të Edicionit të III-të Festivalit "Ditët e Shqiptarit" – një muaj art, kulturë dhe aventurë nga 17 korriku deri më 9 gusht

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.