오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Gjakova në prag të Edicionit të III-të Festivalit "Ditët e Shqiptarit" – një muaj art, kulturë dhe aventurë nga 17 korriku deri më 9 gusht

Telegrafi - Lajme
Gjakova në prag të Edicionit të III-të Festivalit "Ditët e Shqiptarit" – një muaj art, kulturë dhe aventurë nga 17 korriku deri më 9 gusht

Mbi 40 aktivitete kulturore, muzikore, sportive dhe rekreative të shpërndara në lokacionet më ikonike të qytetit dhe më gjerë, nga Parku "Ali Podrimja", te Çarshia e Vjetër, Kanioni i Drinit dhe Maja e Gjeravicës

Fondacioni për Gjakovën ka bërë të ditur se Festivali "Ditët e Shqiptarit", edicioni i tretë, do të zhvillohet nga data 17 korrik deri më 9 gusht 2026 në qytetin e Gjakovës, duke u kthyer për tri vite radhazi në një nga manifestimet më të mëdha kulturore-artistike në Kosovë.

Për katër vikende me radhë, Gjakova do të kthehet në një skenë të hapur ku bashkohen artistë, këngëtarë, muzikantë, panelistë, piktorë, sportist dhe krijues nga Shqipëria, Kosova dhe mbarë trojet shqiptare. Programi është ndërtuar rreth katër shtyllave kryesore: Muzikës, Kulturës, Aktiviteteve Outdoor dhe Tradicionale, dhe mbahet në disa nga lokacionet më të bukura të qytetit të Gjakovës dhe Malësisë – Parku "Ali Podrimja", Çarshia e Vjetër, Çarshia e Jupave, Kanioni i Drinit, Shkugëza, Kosharja dhe Maja e Gjeravicës dhe Valbona.

Festivali hapet zyrtarisht më 17 korrik në orën 20:00 në Parkun "Ali Podrimja", me panelin "Kultura si Arkitekturë e Përkohshme: Rigjallërimi i Hapësirave Publike në Gjakovë". Nata e parë vazhdon me koncertin e HAWOLF, në Parkun ‘’Ali Podrimja’’ dhe në Çarshinë e Vjetër me legjendat e muzikës shqiptare – ELITA 5.

Skena muzikore me emrat më të mëdhenj

Edicioni i tretë sjell 22 koncerte ku në skenat e Gjakovës performojnë artistë të njohur si: Alban Skenderaj, Aleksandër Xhoka, Elton Deda, Eugent Bushpepa, Rona Nishliu, Dren Abazi, Petrit Çarkaxhiu, Redon Makashi, Don't Listen To Your Neighbors, Offchestra, Armend Xhaferi Trio, Minatori, e shumë të tjerë.

Kulturë, dokumentarë dhe promovime librash

Programi kulturor përfshin dokumentarin "Ermonela Jaho këndon Gjakovën" nga Ermal Hasimja, dokumentarin "Kufiri i Kuq" nga Fondacioni "Kujto", dokumentarin "Zërat e Qëndrueshmërisë" nga OJQ Medica Gjakova.

Në javën e dytë i mirëpresim në Gjakovë piktorët më të spikatur shqiptar për “Simpoziumin mbarëshqiptar të artit". Programi përfshin dhe ekspozitën "Histori në Gur" nga skulptori Gëzim Saliuka, dhe "Arkiva Shqiptare për Gjakovën". Do të promovohet edhe libri "Fallxhorja" i autores Blerina Rogova Gaxha, si dhe do të mbahet një tjetër ngjarje e veçant ‘’Takimi letrar mes klubeve të librit nga Shqipëria dhe Kosova.

Aventurë në natyrë – nga Drini te Valbona

Këtë edicion, festivali forcon dimensionin e turizmit me aktivitete outdoor për të gjitha moshat: Paddleboard & Kayak në Kanionin e Drinit, Park 4 Run Gjakova në Shkugëz, Hiking "Shtigjet e Lirisë" në Koshare, hiking "Në Gjithë Çatinë e Kosovës" në Majën e Gjeravicës, hiking Valbonë me SH.B.A "Pashtriku", Yoga & Meditim me Zana Roka Sahatqija, si dhe Kërcimet nga Ura e Fshajt’ nga klubi "Bridge Divers".

Sport dhe traditë

Nuk mungojnë as sportet urbane si: 3x3 Gjakova Streetball në Parkun e Qytetit, si dhe promovimi i ushqimit tradicional në panairin "Ha Shqip" që zhvillohet çdo mbrëmje nga ora 20:00 deri në mesnatë. Festivali madhështor mbyllet më 9 gusht me Paradën me Veshje Tradicionale Mbarëshqiptare në Parkun "Ali Podrimja".

Panele me profesionistë të fushës

Në kuadër të programit do të mbahet edhe paneli "Gjakova dhe Malësia e Gjakovës në Trip Advisor" me pjesëmarrjen e Vera Bushatit, Shkëlzen Rexhës, Milot Krasniqit dhe Burim Qarrit – një diskutim mbi promovimin dhe pozicionimin turistik të rajonit.

Në dy edicionet e para, "Ditët e Shqiptarit" ka arritur të mbledh mbi 200,000 vizitorë, dhe ka arritur mbi 40 milionë shikime në rrjetet sociale dhe ka gëzuar mbulim mediatik vendor e ndërkombëtar, duke u kthyer në një traditë verore që bashkon artin, historinë dhe frymën shqiptare në zemër të Gjakovës.

Programi i plotë dhe lokacionet e sakta gjenden në kanalet zyrtare të Fondacionit për Gjakovën. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Ministerio de Cultura y Juventud celebrará 55 aniversario con jornada gratuita en el Cenac

Delfino.cr - Portada

Abren convocatoria de 25 becas para cursar másteres oficiales en España

Delfino.cr - Portada

"RIDE Cultural" llega a Cartago con arte, música y teatro en tres comunidades

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Rasti ndaj babës së Vanjës shkon në rigjykim, konfirmohet dënimi ndaj Palços

Telegrafi - Lajme

Pas fitores ndaj Francës, Rodri dërgon mesazh të fortë për FIFA-n dhe gjyqtarët

Telegrafi - Lajme

US carries out new wave of attacks on Iran, releases footage from 90-minute operation

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.