Tronditet gara për Topin e Artë: Finalja e Kupës së Botës mund të vendosë fituesin

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës mund të vendosë jo vetëm kampionin e ri të botës, por edhe fituesin e ardhshëm të Topit të Artë.
Gara për çmimin më prestigjioz individual në futboll mbetet plotësisht e hapur dhe performanca në finalen e së dielës pritet të ketë ndikim të madh në vendimin përfundimtar.
Nëse Argjentina triumfon, Lionel Messi pritet të bëhet favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni argjentinas do të fitonte Kupën e tij të dytë të Botës, ndërsa sezonit të suksesshëm me Inter Miamin, kampion të MLS-së, do t’i shtonte edhe një tjetër arritje historike me kombëtaren.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është edhe një publikim i llogarisë zyrtare të Topit të Artë në rrjetet sociale.
Vetëm 72 orë para finales, organizatorët kujtuan se çmimi mund të fitohet edhe nga një futbollist që luan jashtë Evropës, duke i dhënë fund spekulimeve se aktivizimi në një kampionat jashtë kontinentit do ta pengonte Messin në garën për trofeun.
Në rast se Spanja fiton titullin, gara për Topin e Artë bëhet shumë më e ndërlikuar. Lamine Yamal konsiderohet një nga favoritët kryesorë pas sezonit të shkëlqyer dhe suksesit të mundshëm në Kupën e Botës, por edhe Rodri mbetet një kandidat shumë serioz.
Mesfushori spanjoll vazhdon të vlerësohet lart nga ekspertët e futbollit dhe synon ta fitojë për herë të dytë këtë çmim.
Nga ana tjetër, shanset e futbollistëve si Harry Kane, Jude Bellingham, Kylian Mbappé, Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe kandidatëve të tjerë duket se janë zvogëluar ndjeshëm.
Sipas analizave, ata mund të rikthehen në garë vetëm nëse Argjentina humbet finalen.
Can you win the Ballon d’Or without playing for a European club? 🤔
The answer ⤵️#ballondorhttps://t.co/tvRsxpFL2P
— Ballon d'Or (@ballondor) July 16, 2026
Pikërisht për këtë arsye, finalja e së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të ketë peshë të dyfishtë: do të vendosë kampionin e botës, por me shumë gjasë edhe fituesin e Topit të Artë për vitin 2026. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요