미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Nikolloski: Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit drejt përfundimit, punimet mbyllen në fund të verës

Telegrafi - Lajme
Nikolloski: Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit drejt përfundimit, punimet mbyllen në fund të verës

Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit po zhvillohet sipas dinamikës së përcaktuar. Progresi është rreth 80 deri në 90 për qind dhe pritet që rikonstruimi të përfundojë sipas afatit të përcaktuar, gjegjësisht deri në fund të verës.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski thotë se po punohet paralelisht në katër projekte dhe se realizimi po shkon mirë.

“Atje kemi katër projekte që zhvillohen paralelisht. Progresi është diku midis 80 dhe 90 për qind në secilin prej tyre. Afati që kemi vendosur për përfundim është fundi i verës dhe mendoj se ky afat do të respektohet. Paralelisht, nga 15 gushti, institucionet kompetente do të fillojnë punën, kryesisht Agjencia e Aviacionit Civil, Kontrolli i Fluturimit, M-NAV, Agjencia për Siguri Kombëtare, Dogana dhe MPB, në mënyrë që aeroporti të jetë funksional dhe të arrihen të gjitha standardet e sigurisë”, deklaroi sot Nikolloski.

Me rikonstruimin, siç theksoi, praktikisht do të krijojë një aeroport të ri me një ndërtesë të re administrative dhe një ndërtesë të re terminali, që do të thotë shumë më tepër hapësirë për ulje dhe ngritje.

“Jam i kënaqur që Aeroporti i Ohrit po rritet si në numra absolutë ashtu edhe në përqindje sipas raporteve të fundit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në periudhën e ardhshme”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.