Futbolli në plan të dytë, Marc Cucurella kërkoi siguri për djalin e tij me autizëm para se t’i thoshte “PO” Real Madridit

Marc Cucurella ka zbuluar se vendimi më i rëndësishëm që mori këtë verë nuk kishte të bënte me futbollin, por me familjen e tij.
Para se të pranonte ofertën e Real Madridit, mbrojtësi spanjoll nuk pyeti për pagën, qendrën stërvitore apo kushtet e klubit. Prioriteti i tij ishte krejtësisht tjetër.
Djali i tij i madh është diagnostikuar me autizëm dhe Cucurella donte të sigurohej se në Madrid kishte shkolla, terapistë dhe specialistë që mund ta ndihmonin në zhvillimin e tij.
“Më intereson vetëm një gjë. Nëse një klub është i interesuar për mua, gjëja e parë që bëj është të kontrolloj nëse ka shkolla ose terapi për djalin tim”.
🇪🇸❤️ Marc Cucurella's biggest decision this summer wasn't about football.
Before saying yes to Real Madrid, he didn't ask about his salary, the training ground or the facilities.
His first question was whether Madrid had the right schools, therapists and specialists for his… pic.twitter.com/R6ZppoCzKi
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) July 17, 2026
Futbollisti spanjoll tha se çdo hap përpara që bën djali i tij ka më shumë vlerë për të sesa çdo trofe që mund të fitojë në karrierë.
Edhe pse Cucurella është pranë arritjes së një suksesi historik me Spanjën, duke synuar të fitojë radhazi Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, ai e pranon se futbolli do të jetë gjithmonë në plan të dytë.
Përndryshe, ai pritet të jetë titullar edhe në finalen e madhe që zhvillohet këtë të dielë nga ora 21:00./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요