IFAB pranon gabimin e madh në Botëror: Embolo nuk duhej të merrte kartonin e dytë ndaj Argjentinës

Një nga momentet më të diskutueshme të çerekfinales së Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Argjentinës ka marrë një zhvillim të ri, pasi Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB) ka pranuar se një vendim i marrë gjatë ndeshjes nuk ishte i saktë.
Sipas interpretimit të IFAB-it, sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, nuk duhej të ndëshkohej me karton të verdhë për simulim, një vendim që më pas çoi në përjashtimin e tij nga loja me karton të verdhë të dytë.
Incidenti ndodhi pas më shumë se 70 minutash lojë, kur gjyqtari portugez Joao Pinheiro fillimisht gjykoi se kishte ndërhyrje ndaj Leandro Paredes dhe ndëshkoi mesfushorin argjentinas me karton të verdhë.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshua dhe kartoni iu dha Embolos për simulim, duke qenë ndëshkimi i tij i dytë në ndeshje.
Por IFAB ka sqaruar se ndërhyrja e VAR-it në këtë rast nuk ishte e lejuar.
Embolo n'aurait pas dû être expulsé face à l'Argentine ➡️ https://t.co/t8UZfxdjk5
L'IFAB, qui régit les règles du jeu, a communiqué sur un usage abusif du VAR durant la Coupe du monde. L'instance a établi que la vidéo pouvait intervenir en cas d'erreur sur l'identité d'un joueur… pic.twitter.com/IAqJOIADGH
— L'Équipe (@lequipe) July 28, 2026
Sipas rregullave, situata nuk plotësonte kriteret e “identitetit të gabuar”, pasi bëhej fjalë për dy episode të ndryshme dhe vendimi fillestar ndaj Paredes nuk mund të rishikohej për t’i dhënë një ndëshkim tjetër Embolos.
IFAB ka bërë të ditur se ndëshkimi retrospektiv i simulimeve është një çështje që po shqyrtohet për të ardhmen, por deri në një ndryshim të mundshëm të protokollit, ndërhyrja e VAR-it në rastin e Embolos konsiderohet e gabuar.
Vendimi ka rikthyer debatet rreth përdorimit të teknologjisë VAR dhe mënyrës se si ajo duhet të ndërhyjë në situata të diskutueshme gjatë ndeshjeve./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요