미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Senati amerikan avancon me projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Telegrafi - Lajme
Senati amerikan avancon me projektligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Senati i Shteteve të Bashkuara ka hedhur një hap përpara drejt miratimit të një pakete të re sanksionesh ndaj Rusisë dhe Iranit, në një përpjekje për të rritur presionin ekonomik ndaj Moskës.

Sipas raportimeve të Bloomberg, senatorët amerikanë kanë arritur një marrëveshje për një projektligj që i jep presidentit Donald Trump kompetenca për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave ruse.

Në bazë të propozimit, administrata amerikane do të mund të vendosë tarifa deri në 500 për qind ndaj importeve nga Rusia.

Ukraina mund të godasë Moskën me raketa balistike vendase këtë vjeshtë, thotë zhvilluesi

Gjithashtu, parashikohen tarifa shtesë prej 100 për qind ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë, gaz apo burime të tjera energjetike ruse.

Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, Senati mund ta miratojë projektligjin që këtë javë. Megjithatë, hyrja e tij në fuqi pritet të vonohet për shkak të pushimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nuk pritet të ndodhë para muajit shtator.

Masat e reja synojnë të kufizojnë të ardhurat që Rusia siguron nga eksportet energjetike dhe të godasin vendet që vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Moskën, pavarësisht sanksioneve perëndimore.

Projektligji vjen në një kohë kur Uashingtoni po kërkon mënyra të reja për të shtuar presionin ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e saj ndërkombëtare. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.