Publikohen pamjet nga arrestimi i Andrew dhe Tristan Tate, ndaj vëllezërve rëndojnë 59 akuza në Britani

ONP Summary
Federal marshals apprehended social media figures Andrew and Tristan Tate in Miami on Saturday in connection with sexual misconduct and trafficking allegations stemming from British legal authorities. The brothers were detained moments before a scheduled boxing competition.
Progressive:Manosphere accountability — progressive outlets emphasized influencer identity in online misogyny movement, framing arrest as consequence for promoting misogynistic ideology.
Moderate:General terminology — moderate outlets identified them as social media influencers without the manosphere designation.
Conservative:Event context — conservative outlets highlighted the boxing event timing and included procedural details.
Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan në ShBA, pasi autoritetet amerikane i morën në ndalim në kuadër të procedurave për ekstradim drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Arrestimi i tyre vjen pasi autoritetet britanike ngritën 38 akuza të reja ndaj dy vëllezërve, duke e çuar numrin total të akuzave në 59.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Andrew dhe Tristan Tate përballen me autoritetet amerikane pas kërkesës për ekstradim të lëshuar nga Britania e Madhe.
Procedurat lidhen me një hetim të zhvilluar nga autoritetet britanike, të cilat pretendojnë se bëhet fjalë për një numër të madh veprash penale të dyshuara.
Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës në Britani (CPS), Andrew përballet me shtatë akuza të reja për përdhunim si dhe akuza që lidhen me trafikim për shfrytëzim seksual dhe imazhe të papërshtatshme të një fëmije.
Tristan nga ana tjetër përballet me akuza që përfshijnë dy raste të dyshuara për përdhunim dhe akuza për organizimin ose lehtësimin e trafikimit për shfrytëzim seksual.
Autoritetet britanike thonë se veprat e dyshuara lidhen me periudhën nga korriku 2010 deri në gusht 2017 dhe përfshijnë shtatë viktima të supozuara.
Andrew përballet me gjithsej 42 akuza në Britani, derisa Tristan me 17.Të dy vëllezërit i kanë mohuar të gjitha akuzat.
Avokati i tyre, Joseph McBride, ka deklaruar pas arrestimit se ata janë të pafajshëm dhe i ka cilësuar akuzat e reja si të motivuara politikisht.
- YouTube www.youtube.com
Rasti tashmë pritet të kalojë në procedurat ligjore të ekstradimit, ndonëse arrestimi i vëllezërve Tate dhe pamjet e publikuara nga momenti i ndalimit kanë rikthyer vëmendjen e madhe publike ndaj këtij hetimi. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요