오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

​Çfarë fshihet pas frutave dhe perimeve që blejmë çdo ditë?

Telegrafi - Lajme
​Çfarë fshihet pas frutave dhe perimeve që blejmë çdo ditë?

Çdo ditë në tryezat e qytetarëve përfundojnë fruta dhe perime, të cilat konsiderohen ndër ushqimet më të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Por, përtej pamjes së tyre të freskët dhe ngjyrave që tërheqin konsumatorët, mbetet një pyetje: sa të sigurta janë në të vërtetë produktet që konsumojmë?

Pesticidet janë pjesë e procesit bujqësor, pasi përdoren për mbrojtjen e kulturave nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Megjithatë, përdorimi i tyre jashtë rregullave ose tejkalimi i kufijve të lejuar të mbetjeve mund të paraqesë shqetësim për shëndetin e konsumatorëve.

Për të garantuar sigurinë e produkteve që arrijnë në treg, kontrollet institucionale dhe analizat laboratorike luajnë një rol të rëndësishëm. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se produktet vendore dhe ato të importuara i nënshtrohen kontrolleve zyrtare, përmes marrjes së mostrave dhe testimit për mbetjet e pesticideve.

Por sa janë të informuar qytetarët për këtë çështje dhe çfarë thonë ekspertët për përdorimin e pesticideve në bujqësi? Për këtë temë, KosovaPress ka biseduar me zyrtarë të AUV-së, ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të Organizatës “Konsumatori”.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Inspektoratit Fitosanitar nga AUV, Burim Ahmeti thotë për KosovaPress, se mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve është prioritet i institucionit, ndërsa kontrollet kryhen përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, sipas legjislacionit në fuqi dhe analizës së rrezikut.

“Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve është një nga prioritetet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Dhe në kuadër të kompetencave të saj, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zbaton kontrolle zyrtare në produktet me origjinë bimore, përgjatë zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë produktet vendore dhe ato të importit. Këto kontrollohen, domethënë, në bazë të legjislacionit në fuqi, planet zyrtare të kontrollit, monitorimit, analizën e rrezikut, marrjen e mostrave dhe testimin e mostrave në laboratorët e akredituar.”, u shpreh Ahmeti.

Sa i përket frutave dhe perimeve që mund të paraqesin rrezik më të lartë nga mbetjet e pesticideve, ai thotë se kontrollet nuk fokusohen në kultura të caktuara, por zbatohen për të gjitha produktet bujqësore. Sipas tij, deri më tani nuk janë evidentuar raste të tejkalimit të normave të lejuara.

“Faktikisht, Inspektorati Fitosanitar në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, vepron mbi bazën e një plani të bazuar në rrezik. Këto kontrolle zbatohen të të gjitha kulturat bujqësore, pa dallim. Fillimisht kalojnë nëpër shumë procedura kontrolli. Nuk kemi raste specifike që t’i kalojnë vlerat e lejuara apo normat e lejuara me kontaminantë, në këtë rast me mbetjet e pesticideve. Kështu që, nuk kisha me potencuar ndonjë kulturë apo ndonjë produkt, qoftë pemë, perime ose produkte të tjera, të cilat i kanë tejkaluar normat e lejuara të mbetjeve të pesticideve. Domethënë, konsiderojmë që situata është në monitorim dhe në kontroll të plotë nga autoriteti ynë përkatës, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Inspektoratit Fitosanitar.”, tha ai

Sipas tij, respektimi i rregullave nga fermerët verifikohet përmes inspektimeve zyrtare, kontrollit të dokumentacionit dhe analizave laboratorike, ndërsa në rast të shkeljeve zbatohen masat e parashikuara me ligj.

“Përmes inspektimeve zyrtare, verifikimit të përdorimit të produkteve të autorizuara për mbrojtjen e bimëve apo pesticideve, kontrollit të dokumentacionit përkatës, marrjes së mostrave për analiza laboratorike. Në rast konstatimi të shkeljeve, ndërmerren masat e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.”, tha Ahmeti për Kosovapress.

Mungesa e informimit të qytetarëve dhe kontrollet e pamjaftueshme institucionale mbeten ndër shqetësimet kryesore sa i përket sigurisë së frutave dhe perimeve në Kosovë, vlerëson kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai shpreh dyshime edhe për nivelin e kontrolleve që kryhen në treg, duke theksuar se institucionet nuk mund ta mbikëqyrin tregun pa bashkëpunimin e qytetarëve.

“Obligimi i AUV-së për shembull është që ta kontrollojë 1.5% të produkteve, qofshin ato në import apo në treg. Dhe është vështirë e besueshme që edhe këtë 1.5% e realizon. As AUV-ja, as asnjë mekanizëm tjetër për kontrollin e tregut nuk mund ta mbikëqyrë tregun pa qytetarin konsumator. Por asnjë inspekcion, agjencion, mekanizëm nuk e merr parasysh qytetarin konsumator. Të gjitha punët përpiqen t’i bëjnë vetë dhe i bëjnë shumë keq. Vetëm një inspekcion komunal ka shprehur gatishmërinë që bashkë me organizatën e konsumatorit të bëjë kontrolle në komunën e tij.”, u shpreh Kaçaniku.

Sipas Kaçanikut, konsumatorët duhet të jenë më të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve ushqimore dhe të mos mbështeten vetëm te institucionet. Ai rekomandon që frutat dhe perimet të lahen me sodë bikarbone ose uthull para konsumimit, ndërsa qytetarët të zgjedhin produkte me deklaracion dhe të shmangin blerjen te tregtarët që kanë humbur besimin e tyre.

Eksperti i bujqësisë, Fatmir Selimi, thotë se pesticidet janë të domosdoshme për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga sëmundjet dhe dëmtuesit, por thekson se ato nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut nëse përdoren sipas udhëzimeve dhe legjislacionit në fuqi.

“Roli i pesticideve është rol perkrahes, sepse te pemët, te perimet zakonisht paraqiten sëmundje apo dëmtues të ndryshëm. Dhe për këtë shkak, për eliminimin e tyre normalisht përdoren pesticidet, të cilat janë të lejuara me ligj dhe në të njëjtën kohë i ndihmojnë bujqve t’i eliminojnë këto probleme, të kenë produkt sa më të mirë edhe të kenë sasi e cila mund të konsumohet pastaj nga konsumatorët. Pesticidet përdoren në tërë botën, kështu që shumë rrallë ka vende ku nuk përdoren apo nuk përdoret bujqësia organike. Edhe në disa sisteme të tjera që njihen, mirëpo në përgjithësi pesticidet që përdoren në mënyrë të rregullt, të sigurt, nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e njeriut.”, u shpreh Selimi për Kosovapress.

Selimi vlerëson se kontrollet aktuale për mbetjet e pesticideve duhet të forcohen. Sipas tij, mungesa e inspektorëve në terren dhe kapacitetet e kufizuara laboratorike paraqesin sfida në monitorimin e produkteve bujqësore, duke ndikuar edhe në procesin e eksportit të tyre.

“Mungesa e inspektorëve prej Ministrisë së Bujqësisë, si dhe inspektorëve fitosanitarë që ta bëjnë këtë punë vërehet është shumë relevante. Mendimi im, propozimi im kishte me qenë që ata me i angazhu inspektorët shtesë, sidomos në periudhën e pemtarisë, prej 1 marsit deri kah 1 nëntori, sepse kjo është periudha kur ka më së shumti. Edhe e dyta, përveç kësaj që mundemi me bë domethënë një farë kontrolli, ne kemi mungesë të laboratorëve. Nuk kemi laboratorë ku mundemi nëse dyshojmë në diçka, ne nuk mundemi me i dërguar në laborator i cili bën analiza të caktuara, laboratorë të akredituar. Është një në Institutin Bujqësor të Kosovës, i cili nuk ka shumë parametra që mundet me kontrollu, edhe është një në Ferizaj që është privat, i cili edhe ai ka një sasi të parametrave që mundet me i bë analizat e pesticideve”, u shpreh Selimi.

Ndërsa, për të parë se sa janë të informuar qytetarët për pesticidet dhe ndikimin e tyre në produktet që konsumojnë, KosovaPress ka dalë në tregje për të marrë mendimin e tyre. Disa nga qytetarët e pyetur kanë thënë se nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çfarë janë pesticidet dhe se cili është roli i tyre në bujqësi, ndërsa për këtë çështje nuk kanë pranuar të flasin para kamerës. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

ESCWA: Jordan Bears Highest Relative Economic Cost to Shield Citizens from War Fallout

Jordan News

Jordan and the Gulf States: The Dilemma of War

Jordan News

Jordan and Egypt Reaffirm Solidarity Against Iranian Attacks

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Luftojeni komunizmin tani - ose blini një papagall

Telegrafi - Lajme

Çfarë po ndodh në LDK? Ramosaj: Të pakënaqurit kanë arsye, por momenti për rrëzimin e Abdixhikut nuk është racional

Telegrafi - Lajme

Punime në 12 lokacione të Mitrovicës, këto lagje mund të mbesin pa ujë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.