Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” - këngët që kanë bërë histori në Botërorë

Edhe pse futbolli është në qendër të çdo Kupe Bote, ndër vite turnetë janë shoqëruar edhe me këngë të paharrueshme që kanë mbetur në kujtesën e tifozëve.
Artistë të mëdhenj si Shakira, Ricky Martin, Pitbull, Jennifer Lopez dhe Will Smith kanë sjellë hite zyrtare për kampionatet botërore.
Lista e këngëve më të dëgjuara është përpiluar sipas numrit të transmetimeve në Spotify, me një përjashtim për këngën “Gloryland” të vitit 1994, e cila nuk është e disponueshme në këtë platformë.
- YouTube www.youtube.com
Në vendin e parë qëndron padyshim “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës dhe grupit Freshlyground, kënga e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.
Ajo është kënga më e suksesshme e një Botërori, me mbi 1.1 miliard transmetime në Spotify.
Në vendin e dytë renditet “Ole Ola (We Are One)” nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, kënga e Botërorit 2014 në Brazil, e cila ka kaluar mbi 464 milionë dëgjime.
- YouTube www.youtube.com
Në listën e më të dëgjuarave janë gjithashtu:“Dai Dai” nga Shakira dhe Burna Boy (Botërori 2026) me mbi 188 milionë dëgjime; “Live It Up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi (2018), me mbi 171 milionë dëgjime;
“Hayya Hayya (Better Together)” nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha (2022);
- YouTube www.youtube.com
“Cup of Life (La Copa de la Vida)” nga Ricky Martin (1998), një nga këngët më ikonike të historisë së Botërorëve;
“Un’estate italiana” nga Edoardo Bennato dhe Gianna Nannini (1990), një tjetër klasik i futbollit botëror.
Megjithatë, në historinë e muzikës së Botërorëve, emri që dominon është Shakira, e cila është e vetmja artiste me dy këngë në mesin e tri më të dëgjuarave, duke e bërë një nga figurat më të rëndësishme muzikore të kampionateve botërore. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요