미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Mekanikët lënë veglat e punës dhe kthehen në muzikantë pas orarit

Telegrafi - Lajme
Mekanikët lënë veglat e punës dhe kthehen në muzikantë pas orarit

Në Kutahya, Turqi, pesë mekanikë të cilët gjatë gjithë ditës riparojnë automjete, mblidhen pas përfundimit të orarit të punës pa i hequr rrobat e punës dhe, përmes këngëve që interpretojnë me grupin e tyre "Grup Sanayi", jo vetëm që largojnë lodhjen e ditës, por u dhurojnë edhe çaste të këndshme banorëve përreth.

Pesë mekanikët, të cilët dinë të luajnë në instrumente të ndryshme muzikore, rreth tre vjet më parë nisën të mblidheshin pas punës për të bërë muzikë si hobi.

Zhurmat e motorëve dhe të riparimeve që dëgjohen gjatë gjithë ditës në zonë, pas orarit të punës zëvendësohen nga këngët dhe meloditë që interpreton grupi.

Themeluesi i grupit dhe mekaniku, Ali Yazgan tha se prej 34 vitesh punon si mekanik automjetesh dhe se që nga fëmijëria luan në instrumentin saz.

Ai tha se interesi i përbashkët për muzikën me kolegët e punës çoi në krijimin e grupit dhe se me kalimin e kohës siguruan pajisjet e nevojshme muzikore, duke formuar një grup prej pesë anëtarësh.

Yazgan shtoi se videot e performancave që publikojnë në rrjetet sociale tërheqin interes dhe se herë pas here edhe punëtorë të tjerë i bashkohen grupit duke mbajtur ritmin me veglat e punës që kanë në duar. /AA/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.