As Barcelona e as Dortmundi, gjiganti gjerman e mbyllë marrëveshjen për Fisnik Asllanin

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te RB Leipzigu, sipas raportimeve të gazetës prestigjioze gjermane Bild.
Mediumi gjerman bën të ditur se 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te klubi nga Saksonia para përfundimit të këtij muaji.
Leipzigu është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e Asllanit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.
Për sulmuesin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi.
Megjithatë, gjiganti katalunas e konsideronte Asllanin vetëm si alternativë rezervë nëse nuk do të arrinte të transferonte objektivin kryesor, sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Në anën tjetër, Borussia Dortmundi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave përpara se të tentojë transferimin e sulmuesit.
Si rezultat, RB Leipzigu duket se është shumë pranë fitimit të garës për një nga talentet më të vlerësuar të rinj të Bundesligës./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요