미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Ujërat e rrezikshëm në Zvicër: Të paktën 15 persona mbyten brenda një muaji

Telegrafi - Lajme
Ujërat e rrezikshëm në Zvicër: Të paktën 15 persona mbyten brenda një muaji

Moti i nxehtë ka nxjerrë me mijëra qytetarë drejt lumenjve e liqeneve në Zvicër, mirëpo bilanci i javëve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese.

Siç raporton mediumi publik zviceran SRF, brenda vetëm 30 ditëve në ujërat e shtetit helvetik kanë humbur jetën të paktën 15 persona, ku dy viktimat e fundit u regjistruan në lumin Aare.

Sipas Shoqatës Zvicerane të Shpëtimit të Jetës, shifrat e tanishme janë dukshëm më të larta krahasuar me dy vitet e kaluara. Përfaqësues të kësaj shoqate bëjnë me dije se, edhe në këndvështrimin historik, numri i aksidenteve fatale në ujë për këtë periudhë të sezonit konsiderohet mjaft i lartë.

Ekspertët e sigurisë ujore sqarojnë se pushuesit shpesh nënvlerësojnë rreziqet që mbart freskimi në ujëra të hapur, ku kushtet janë shumë më pak të parashikueshme se në pishina.

Në lumenj, rreziqet kryesore lidhen me rrymat e forta, pengesat e padukshme nën ujë dhe pikat e vështira për të dalë në breg.

Ndërkaq, në liqene notuesit shpesh gabojnë në vlerësimin e distancave nga bregu, ndryshimeve të papritura të temperaturës së ujit apo kushteve atmosferike.

Një rrezik i veçantë mbetet edhe goditja termike. Hyrja apo kërcimi i menjëhershëm në ujë të ftohtë pas qëndrimit në diell shkakton tkurrje të shpejtë të enëve të gjakut dhe rritje të menjëhershme të tensionit të gjakut, çka mund të çojë në ngërç, e deri në goditje në zemër.

Statistikat tregojnë se meshkujt përbëjnë shumicën e viktimave në këto ngjarje, kryesisht për shkak të gatishmërisë më të madhe për të marrë rreziqe dhe mbivlerësimit të aftësive të tyre notuese.

Për nga grupmoshat, më të prekurit mbeten të rinjtë si dhe personat e moshës mbi 65 vjeç, ku te këta të fundit ndikojnë negativisht edhe faktorët shëndetësorë. Në kushte normale, mesatarja vjetore e viktimave nga mbytja në ujërat e Zvicrës sillet rreth 50 persona në vit. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.