Edhe Ambasada britanike shpreh shqetësim për rrënimin e vilave në Ujman

Pas reagimeve nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me rrënimin e vilave Liqenit të Ujmanit.
Ambasada britanike ka bërë të ditur se po i përcjell nga afër zhvillimet, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe proceseve të drejta e transparente.
Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman
“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ajo ka shprehur shqetësim të veçantë për raportimet se masat e zbatimit të vendimeve kanë vazhduar ndërkohë që procedurat ligjore janë ende në zhvillim.
“Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëjtë dhe të paanshme në të gjithë Kosovën”, theksohet në deklaratë.
Ambasada Britanike u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, të trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요