Trump kërcënon me goditjen e objektit bërthamor në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Irani mund të ketë zhvendosur rezervat e tij me uranium të pasuruar në një objekt tjetër në zonën e Natanzit, por theksoi se SHBA-ja nuk ka konfirmim zyrtar për këtë.
Duke komentuar raportimet e mediave amerikane se materiali bërthamor iranian mund të jetë transferuar në një vend të njohur si Mali Pickaxe, Trump tha se ekziston mundësia që kjo të ketë ndodhur.
“Unë mendoj se mund ta kenë bërë. Nuk e kemi të regjistruar si fakt të konfirmuar”, u shpreh ai, shkruan skynews.
Izraeli pretendon se Irani i ka zhvendosur centrifugat bërthamore thellë brenda një mali graniti
Çështja e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit është kthyer në një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes Teheranit dhe kundërshtarëve të tij.
Sipas raportimeve të Wall Street Journal, Izraeli beson se ka identifikuar vendndodhjen e mijëra centrifugave iraniane për pasurimin e uraniumit.
Trump paralajmëroi gjithashtu se zona mund të jetë objektiv i një sulmi të mundshëm amerikan.
“Do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë për këtë”, deklaroi presidenti amerikan.
Deklaratat vijnë në një kohë kur programi bërthamor i Iranit mbetet në qendër të tensioneve ndërkombëtare dhe përplasjeve ushtarake në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
공식 발표 ↔ 진영별 보도
보도 없음
+1