general
중도 성향

Vetëm dy raunde dhe miliona euro në xhep, zbulohet sa fituan Joshua e Prenga

Telegrafi - Lajme
Vetëm dy raunde dhe miliona euro në xhep, zbulohet sa fituan Joshua e Prenga

Anthony Joshua i dha fund mungesës shtatëmujore nga boksi profesionist me një fitore me nokaut në raundin e dytë ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.

Ishte ndeshja e parë e britanikut që nga fitorja ndaj Jake Paul në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe rikthimi i tij në ring pas aksidentit me makinë në Nigeri, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë.

Përveç interesimit për rikthimin e Joshuas dhe mundësinë e një dueli të shumëpritur me Tyson Furyn, shumë vëmendje ka marrë edhe shuma e parave që përfituan dy boksierët.

Edhe pse asnjëra palë nuk ka konfirmuar zyrtarisht pagesat, disa media raportojnë se fondi total i ndeshjes ishte rreth 5.7 milionë euro.

Sipas këtyre raportimeve, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Promotori amerikan Lou DiBella deklaroi se Prenga është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj mundësie financiare.

"Ai e di se ka goditur xhekpotin. Edhe një e dhjeta e kësaj pagese do të ishte më shumë se gjithçka që ka fituar gjatë gjithë karrierës së tij", u shpreh DiBella.

Ndërkohë, promotori Eddie Hearn ka konfirmuar se kjo përballje ishte pjesë e marrëveshjes që do t'i hapë rrugën Joshuas drejt duelit me Tyson Furyn, i cili pritet të zhvillohet më vonë këtë vit.

Sipas raportimeve, ai duel mund të sjellë fitimet më të mëdha të karrierës së Joshuas, me pagesa që mund të arrijnë në shifra nëntëshifrore falë investimeve të mëdha nga Arabia Saudite.

Për krahasim, ndeshja e Joshuas ndaj Jake Paul në dhjetor thuhet se gjeneroi një fond total prej 159 deri në 172 milionë euro, ndërsa pjesa e britanikut u vlerësua në rreth 77 milionë euro.

Edhe duelet e tij ndaj Oleksandr Usyk, Andy Ruiz Jr. dhe Wladimir Klitschkos i kanë sjellë fitime me tetë dhe nëntë shifra, duke e bërë Joshuan një nga boksierët më të paguar në historinë e peshave të rënda.

Për Kristian Prengën, pavarësisht humbjes me nokaut, kjo pagesë përfaqëson një moment historik në karrierën e tij dhe një përfitim financiar që tejkalon çdo fitim të mëparshëm në ring./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

진보 성향 8%중도 성향 79%보수 성향 13%
3315
이 이슈 전체 보도 41건 보기
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.