Joshua: E kisha planifikuar nokautin ndaj Prengës, mbeta i befasuar kur më rrëzoi

Boksieri Anthony Joshua thotë se ishte në dijeni që do ta mposhte Kristian Prengën me nokaut.
Shqiptari e rrëzoi dy herë britanikun, megjithatë në raundin e dytë, ky i fundit arriti të fitonte me nokaut, duke i dhënë tre goditje radhazi.
Për “DAZN”, Joshua dha lëvdata për Pregnën, ndërsa zbuloi se plani i tij që nga fillimi ishte të fitonte me nokaut.
“Prenga ishte i mirë, i fortë. Donte të më nokautonte”.
“Çfarë po mendoje kur të rrëzojë pas 20 sekondave? Ta thyejë, është një betejë 12-raundeshe. Ndodhi pas 20-30 sekondave, kështu që mendova si ta thyejë, mora kohën time”.
“E kisha planifikuar ta nokautoja, por doja ta bëja kur të ishte momenti i duhur. Për një moment koha e tij erdhi para times dhe thjesht mendova “kjo nuk ishte pjesë e skriptit”, prandaj më duhej të isha i fortë, i duruar për momentin kur të vinte koha ime dhe erdhi në raundin e dytë”.
“A mendove se mund të përfundonte ndryshe? Jo, jo. E dija që do të ishte vështirë në situatën që isha, por ia dola në fund”.
Ndërkohë, të dy boksierët morën miliona euro nga ky meç, me britanikun që fitoi mbi 4 milionë ndërsa Pregna 1.1 milionë euro.
Në anën tjetër, Joshua tani do ta zhvillojë përballjen që po e presin të gjithë tifozët që sa vite, kundër ish-kampionit të botës për peshat e rënda, Tyson Fury./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
Joshua: E kisha planifikuar nokautin ndaj Prengës, mbeta i befasuar kur më rrëzoi
Prenga: Në raundin e parë dëshmova se mund të përballem me më të mirët
Anthony Joshua breaks down in emotional comeback months after near-fatal accident
Joshua knocked down twice as dramatic win sets up Fury fight
+29
Anthony Joshua survives two knockdowns in win to keep alive all-British fight vs. Tyson Fury
Anthony Joshua komt bij rentree na dodelijk auto-ongeluk met de schrik vrij, Jake Paul reageert op comeback
Joshua geht zweimal zu Boden und gewinnt trotzdem – Deutscher verpasst WM-Überraschung
‘I can’t be stopped’: Anthony Joshua fights back from two knockdowns to tee up Fury clash
+1