Gjashtë yjet e Argjentinës rrezikojnë pezullimin nga FIFA për finale e Botërorit

ONP Summary
Argentina defeated England 2-1 in the 2026 FIFA World Cup semifinal on July 16 in Atlanta, scoring twice in the closing minutes after falling behind. The comeback victory advances Argentina to face Spain in the final on July 19 in pursuit of back-to-back world championships.
Progressive:Thrilling late drama — progressive outlets emphasized the heart-stopping nature of Argentina's two-goal turnaround in the match's closing moments.
Moderate:Technical excellence — centrist outlets focused on the precision of Messi's assists and Martínez's finishing in executing the comeback.
Conservative:Epic Argentine heroism — conservative outlets highlighted Messi's individual brilliance and Argentina's champion character in pursuing back-to-back world titles.
FIFA është vënë nën presion që të ndërmarrë masa të ashpra ndaj deri në gjashtë futbollistëve të Argjentinës përpara finales së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës.
Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni siguroi kualifikimin në finalen e madhe pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Anglisë, falë golave të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez. Megjithatë, polemikat nuk u kufizuan vetëm në fushën e lojës.
Para ndeshjes së zhvilluar në stadiumin e Atlantës, disa futbollistë argjentinas u filmuan duke kënduar këngë që lidhen me Ishujt Falkland (Malvinas), territor për të cilin Argjentina dhe Britania e Madhe zhvilluan luftë në vitin 1982.
Pas eliminimit të Anglisë, polemikat u shtuan edhe më shumë, pasi disa lojtarë të Argjentinës u panë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Las Malvinas son Argentinas" ("Malvinat janë argjentinase").
Sipas rregulloreve të FIFA-s, deklaratat dhe mesazhet politike janë të ndaluara në aktivitetet zyrtare të futbollit, çka ka bërë që shumë persona të kërkojnë ndëshkimin e lojtarëve argjentinas.
Mes zërave më të fortë është ai i politikanit britanik Ed Davey, lider i Partisë Liberal Demokrate, i cili i ka bërë thirrje FIFA-s të pezullojë gjashtë futbollistë të Argjentinës për finalen ndaj Spanjës.
Ai e krahasoi rastin me atë të vitit 2024, kur UEFA pezulloi për një ndeshje Rodrin dhe Alvaro Moratën pasi kënduan sloganin "Gibraltari është Spanjë" gjatë festimeve.
In August 2024 Rodri and Álvaro Morata were rightly banned for one match for singing “Gibraltar is Spain”.
Now the Argentine players who celebrated with the “Falklands are Argentine” banner must be barred from the final.
— Ed Davey (@EdwardJDavey) July 16, 2026
"Në gusht të vitit 2024, Rodri dhe Alvaro Morata u pezulluan me të drejtë për një ndeshje pasi kënduan 'Gibraltari është Spanjë'. Tani edhe lojtarët argjentinas që festuan me pankartën 'Falklandet janë argjentinase' duhet të ndalohen të luajnë në finale", deklaroi Davey.
Në një intervistë për Sky Neës, politikani britanik zbuloi se i ka dërguar një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
"Këto janë rregullat që ai duhet t'i zbatojë dhe të sigurojë që respektohen. Ajo që bënë lojtarët argjentinas ishte një deklaratë e qartë politike dhe një shkelje e rregulloreve të FIFA-s. Është gjithashtu fyese për banorët e Ishujve Falkland dhe familjet e veteranëve që humbën jetën gjatë pushtimit të paligjshëm", u shpreh ai./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요