Fjalët e para të Joshuas pas fitores me nokaut ndaj Kristian Prengës

Anthony Joshua e shfrytëzoi intervistën e parë pas fitores me nokaut në raundin e dytë ndaj Kristian Prengës për të shprehur respekt ndaj kundërshtarit shqiptar, para se t'i dërgonte një mesazh të fortë rivalit të tij të madh, Tyson Fury.
Duke folur për DAZN menjëherë pas përfundimit të meçit, ish-kampioni britanik falënderoi tifozët për mbështetjen, ndërsa vlerësoi edhe Prengën dhe ekipin e tij për përballjen.
"Para së gjithash dua t'i falënderoj të gjithë që erdhën sonte. Gjithashtu dua t'i them një faleminderit të madh Kristian Prengës dhe ekipit të tij", deklaroi Joshua, duke treguar respekt për kundërshtarin që e vuri në vështirësi në fillim të sfidës.
Megjithatë, intervista mori një kthesë interesante kur Joshua e ndërpreu veten për të pyetur nëse Tyson Fury ndodhej në sallë.
"Prisni një minutë, a është Tyson Fury këtu? Tani të kalojmë te gjërat më të rëndësishme. A është këtu apo jo?", tha ai, përpara se të lëshonte një deklaratë të fortë në drejtim të rivalit të tij.
After being knocked down in the first round, Anthony Joshua stops Prenga in the 2nd round🚨🚨🚨🚨🚨 pic.twitter.com/IkdcUlR2rM
— BattleLyfe (@Battlelyfe23) July 25, 2026
"Do t'ia shqyej zemrën. Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar ndonjëherë. Askush nuk mund të më ndalë", u shpreh Joshua.
Pak çaste më vonë, ai zbuti tonin, duke theksuar se deklaratat ishin pjesë e atmosferës së boksit dhe se rivaliteti nuk përjashton respektin.
"Me gjithë shakatë, ka dy anë të kësaj. Duhet ta kesh atë zjarrin brenda, atë energjinë. Por ekziston edhe respekti. Unë respektoj gjithçka që Tyson Fury ka bërë dhe ka arritur në karrierën e tij. Megjithatë, kam kërkuar këtë ndeshje prej një kohe të gjatë dhe tani jemi këtu”, përfundoi Joshua./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
보도 없음