오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Ish-shoku i Will Smith i kërkon atij të dëshmojë në padinë kundër gruas së tij, Jada Pinkett Smith

Telegrafi - Lajme
Ish-shoku i Will Smith i kërkon atij të dëshmojë në padinë kundër gruas së tij, Jada Pinkett Smith

Emri i Will Smith është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore mes bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, dhe ish-mikut të tyre Bilaal Salaam, i njohur edhe si Brother Bilaal.

Salaam kërkon që aktori i njohur të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Jada Pinkett Smith, të cilën e akuzon se ka organizuar një fushatë shpifjesh ndaj tij pas një incidenti të ndodhur në festën e ditëlindjes së 53-të të Will Smith në vitin 2021.

Sipas një korrespondence me e-mail të përfshirë në dokumentet gjyqësore të paraqitura më 15 korrik, Salaam, i cili përfaqëson veten në këtë proces, ka kërkuar që 10 minutat e para të një takimi 30-minutësh me avokatët e Jada Pinkett Smith t'i kushtohen kërkesës për marrjen në pyetje të Will Smith.

Nga ana tjetër, avokatja e Jada Pinkett Smith ka deklaruar se klientja e saj i mohon kategorikisht të gjitha akuzat dhe se nuk ekziston asnjë arsye që Will Smith të përfshihet në këtë çështje.

"Zoti Smith nuk është palë në këtë proces gjyqësor. Nëse dëshironi dëshminë e tij, duhet të ndiqni procedurat ligjore për marrjen e dëshmisë nga persona që nuk janë pjesë e padisë. Sipas dijenisë sonë, Will Smith nuk ka marrë asnjë thirrje zyrtare nga gjykata", thuhet në përgjigjen e avokates.

Salaam po kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim nga Jada Pinkett Smith, duke e akuzuar për shkaktim të qëllimshëm të dëmit emocional. Ai pretendon se gjatë festës së ditëlindjes së aktorit, ajo dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë kërcënuar.

Në padinë e dorëzuar në muajin nëntor, Salaam pretendon se Jada i kishte thënë se, nëse vazhdonte të fliste për çështjet e saj private, "do të zhdukej ose do të merrte një plumb".

Ai gjithashtu pretendon se aktorja i kishte kërkuar të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti (NDA), duke e paralajmëruar se në të kundërtën "do ta pësonte". Sipas tij, më pas ai u shoqërua deri te vetura nga shtatë anëtarë të stafit të sigurisë së saj.

Në padi thuhet gjithashtu se ndaj tij u zhvillua një "fushatë hakmarrëse", pasi ai kishte refuzuar ta ndihmonte Jada Pinkett Smith në menaxhimin e krizës pas incidentit të famshëm në ceremoninë e Oscars 2022, kur Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock.

Salaam pretendon se si pasojë e kësaj situate ka zhvilluar çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD), ka shtuar rreth 45 kilogramë në peshë dhe vuan nga tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

Në dokumentet gjyqësore të 15 korrikut, avokatja e Jada Pinkett Smith kërkoi gjithashtu që Salaam të dorëzojë regjistrimet e bisedave telefonike, të cilat ai i konsideron prova kyçe për pretendimet e tij mbi kërcënimet dhe frikësimin.

Sipas saj, paditësi ende nuk ka pranuar qartë t'i dorëzojë këto regjistrime, nuk ka sqaruar nëse ato ekzistojnë për të dy personat e përfshirë në biseda dhe ka refuzuar të paraqesë dokumentacionin mjekësor që do të mbështeste pretendimet e tij për dëme fizike dhe emocionale, për të cilat kërkon dëmshpërblim. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Hacienda: canjes de deuda del primer semestre ya superan el volumen de todo 2025

Delfino.cr - Portada

Más allá del talento: la competitividad se construye

Delfino.cr - Portada

PCII ofrece laboratorio 5G gratuito para probar soluciones tecnológicas

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Gazetari Bardh Maxhuni flet për ndeshjen Spanjë-Francë: Ky vendim i De La Fuentes duhet duartrokitur

Telegrafi - Lajme

Ejakulimi i parakohshëm nuk duhet duruar me vite – zgjidhja mund të jetë më afër se mendoni

Telegrafi - Lajme

Hungaria drejt reformës kushtetuese, shqyrton uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.