Erërat e forta rrëzojnë një lis në qendër të Prishtinës

Erërat e forta që kanë përfshirë Prishtinën të hënën, kanë shkaktuar rrëzimin e një lisi në qendër të kryeqytetit.
Nga pamjet e siguruara shihet se pema është rrëzuar si pasojë e erërave të fuqishme, duke bllokuar pjesërisht zonën ku ka rënë.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur largimin e lisit të rrëzuar.
Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe largimin e plotë të pengesës nga rruga.
Ndërkaq, erëra të forta janë raportuar edhe në disa komuna t tjera, por ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요