미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa zona të Vitisë

Telegrafi - Lajme
Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa zona të Vitisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidromorava" ka njoftuar për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë, për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës në burimin e ujit.

Sipas njoftimit të KRU "Hidromorava", reshjet e fundit kanë shkaktuar rritje të turbullirës, duke bërë që FPU në Letnicë të ndërpresë përkohësisht procesin e trajtimit të ujit.

Si pasojë, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë për të gjitha zonat që furnizohen nga kjo fabrikë.

"Ekipet tona teknike janë duke monitoruar vazhdimisht gjendjen dhe sapo turbullira të bie në nivelet e lejuara sipas standardeve, procesi i trajtimit dhe furnizimi me ujë do të rikthehen menjëherë", thuhet në njoftim.

KRU "Hidromorava" u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin deri në normalizimin e situatës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.