관련 뉴스7건6개 미디어
진보 성향 33%중도 성향 50%보수 성향 17%
general
중도 성향

Federata Franceze e Futbollit njofton datën e prezantimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i kombëtares

Telegrafi - Lajme
Federata Franceze e Futbollit njofton datën e prezantimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i kombëtares

Federata Franceze e Futbollit (FFF) njoftoi këtë të enjte se një konferencë për shtyp që do të mbahet të martën, më 28 korrik, për të prezantuar trajnerin e ri të kombëtares franceze , i cili do të jetë Zinedine Zidane.

Didier Deschamps është larguar pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe Zidane pritet të jetë pasuesi i tij.

Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar tashmë se Zidane do të prezantohet në një konferencë për shtyp të martën e javës së ardhshme.

"Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë, më 28 korrik 2026, duke filluar nga ora 11:00 në selinë e FFF-së", thuhet në njoftim.
Le président de la FFF, @PhilippeDiallo présentera le prochain sélectionneur de l’Équipe de France le mardi 28 juillet, à 11h00, lors d'une conférence de presse.https://t.co/sgj8AFWJVD
— FFF (@FFF) July 23, 2026

Pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet po atë mëngjes, Philippe Diallo do të prezantojë para mediave trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të Francës.

Epoka e Zidanes është pra gati të fillojë në krye të “Les Bleus”, pas eliminimit të hidhur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe humbjes në ndeshjen ndaj Anglisë, të vlefshme për vendin e tretë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

같은 사건, 다른 제목

진보 성향 29%중도 성향 57%보수 성향 14%
241
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.