John Cusack zbulon pse u tërhoq nga Hollywood-i pas dekadash në film

John Cusack ka shpjeguar pse është tërhequr pjesërisht nga Hollywoodi pas dekadash karrierë në film.
Aktori i njohur për filmat si "Being John Malkovich", "Grosse Pointe Blank", "High Fidelity" dhe "Con Air" tha se donte të krijonte histori pa ndërhyrjen e drejtuesve të studiove filmike.
Për këtë arsye, ai iu drejtua shkrimit dhe krijoi romanin grafik “Momo”, të cilin e realizoi së bashku me ilustruesin Ignacio Noe.
John Cusack
Cusack tha se romanet grafike janë shumë afër kinemasë, sepse lejojnë autorin të kontrollojë pamjet dhe rrëfimin.
Ai theksoi se në industrinë e filmit, kur studiot investojnë miliona dollarë, zakonisht kërkojnë të kenë ndikim në historinë dhe vendimet krijuese.
John Cusack
Sipas tij, “Momo” është një vepër e krijuar vetëm nga ai dhe Noe, pa redaktorë, komitete apo ndikime nga testimet e tregut.
Libri pritet të publikohet më 29 shtator dhe tregon historinë e dy të arratisurve në vitin 1972 që përpiqen të gjejnë një artefakt të lashtë për ikonën televizive Jackie Gleason.
Edhe pse Cusack ka qenë një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, vitet e fundit ai ka zgjedhur më pak role filmike dhe është shprehur shpesh kritik ndaj mënyrës se si funksionon industria e sotme e filmit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요