Dënimi i rrallë në Brazil – mbrojtësi mbetet i pezulluar derisa të rikthehet lojtari që lëndoi

Mbrojtësi i Inter Porto Alegre, Victor Gabriel, është suspenduar nga futbolli brazilian deri në momentin kur sulmuesi i Cruzeiros, Gabriel Pec, të rikthehet në stërvitje pas dëmtimit të rëndë që pësoi në këmbë.
Vendimi është marrë këtë javë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive të Brazilit (STJD), institucioni më i lartë disiplinor në vend për çështjet sportive.
Gjykata e ka cilësuar dënimin si një masë standarde, duke marrë parasysh seriozitetin e ndërhyrjes dhe pasojat e saj.
Pec pësoi një frakturë në këmbën e majtë pas një ndërhyrjeje nga Victor Gabriel gjatë një ndeshjeje kampionati më 22 korrik.
Pezullimi i mbrojtësit është vendosur me një afat maksimal prej 180 ditësh, por mund të përfundojë më herët nëse sulmuesi i Cruzeiros merr miratimin e stafit mjekësor për t’u rikthyer në stërvitje para përfundimit të kësaj periudhe.
🚨🤯 INCREDIBLE: In Brazil, Victor Gabriel has been suspended until Gabriel Pec recovers from the injury he suffered following the Internacional defender's tackle. The suspension can last up to six months. 🇧🇷🟥
A truly extraordinary decision.#VictorGabriel #GabrielPec #Brazil…
— Goal Crest (@GoalCrestX) July 28, 2026
Victor Gabriel tashmë ka kërkuar falje për ndërhyrjen që shkaktoi dëmtimin e rëndë të kundërshtarit.
Sipas Kodit Brazilian të Drejtësisë Sportive, në rastet kur një ndërhyrje konsiderohet e rrezikshme dhe shkakton dëmtime serioze, lojtari përgjegjës mund të dënohet me një periudhë pezullimi që përputhet me kohën e rikuperimit të futbollistit të dëmtuar.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në Brazil, pasi dënimi i Victor Gabriel lidhet drejtpërdrejt me kohën që do t’i duhet Gabriel Pec për t’u rikthyer në fushë./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
보도 없음