NYT: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

Irani ka refuzuar një propozim për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u përcoll në Teheran përmes kryeministrit të Irakut, Ali al-Zaidi.
Sipas raportimit të The New York Times, autoritetet iraniane nuk pranuan një marrëveshje të përkohshme pasi ajo nuk adresonte çështjen kyçe të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit.
Burime iraniane dhe irakiane thanë se delegacioni irakian zhvilloi takime me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar ofertën amerikane.
Sipas burimeve, udhëheqja iraniane e cilësoi propozimin si të papranueshëm, duke argumentuar se një armëpushim i përkohshëm nuk ka kuptim pa një marrëveshje për statusin dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.
Refuzimi vjen në një kohë kur Trump ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi shumë më të madh ndaj Iranit nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike, ndërsa operacionet ushtarake amerikane kundër objektivave iraniane vazhdojnë.
Ngushtica e Hormuzit mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes midis palëve, pasi Irani e konsideron kontrollin mbi këtë korridor detar si element thelbësor të sigurisë dhe interesave të tij strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë garantimin e lirisë së lundrimit për transportin ndërkombëtar. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
보도 없음
+5