Irani sulmon objektivat amerikane në Jordani dhe Kuvajt

Një raketë balistike iraniane me rreze të ndërmjetme (IRBM) dyshohet se ka goditur zonën e akomodimit të trupave në Bazën Ajrore Muwaffaq Al Salti në Jordani, ku janë të vendosura forca amerikane.
Sipas raportimeve paraprake, goditja ka prekur zonën e strehimit të personelit ushtarak. Strukturat mbrojtëse në këtë bazë janë të projektuara kryesisht për mbrojtje nga copëzat dhe zjarri, por jo për t’i rezistuar një goditjeje të drejtpërdrejtë nga raketat balistike.
Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e viktimave apo dëmeve të shkaktuara, por ekziston shqetësimi se sulmi mund të ketë shkaktuar humbje mes trupave amerikane.
Irani goditi depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e Hormuzit
Ndërkohë, Irani ka kryer një tjetër sulm ndaj objektivave në rajon, duke goditur për të dytën ditë radhazi një impiant energjie dhe shkripëzimi uji në Kuvajt, ku u raportua për shpërthim zjarri.
Sulmi ndaj impiantit të ujit vjen pasi një objekt i ngjashëm ishte goditur një ditë më parë. Autoritetet vlerësojnë se këto impiante kanë rëndësi kritike për Kuvajtin, pasi vendi siguron rreth 90 për qind të ujit të pijshëm përmes shkripëzimit të ujit të detit.
Sulmet janë pjesë e një fushate më të gjerë iraniane kundër bazave dhe infrastrukturës amerikane në rajon, përfshirë Bazën Ajrore Ali Al Salem në Kuvajt dhe objekte të tjera ushtarake.
Deri tani, autoritetet amerikane dhe ato rajonale nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për pasojat e sulmeve të fundit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요