“Ajo që ndodhi është e papranueshme”, De la Fuente ashpërson tonin kundër Argjentinës

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente ka bërë komentet e tij të para të drejtpërdrejta mbi përleshjet pas finales së Kupës së Botës, duke dënuar ashpër sjelljen e futbollistëve argjentinas dhe duke i quajtur të papranueshme ngjarjet që pasuan ndeshjen.
Spanja mposhti Argjentinën 1-0 në vazhdime në stadiumin MetLife të dielën e kaluar për të fituar titullin e botës për herë të dytë në histori, dhe festimi u shënua nga përleshje fizike midis lojtarëve në fushë.
“Në momentin e festimit me lojtarët nuk isha në dijeni të asaj që po ndodhte saktësisht, por ajo që ndodhi pas ndeshjes nuk mund të pranohet në asnjë rrethanë", ka thënë fillimisht De la Fuente.
"Ajo që pamë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Futbollistë të atij niveli, të udhëhequr nga një trajner i shkëlqyer, jam i bindur se edhe vetë ndihen keq për mënyrën se si u sollën. Skena të tilla nuk kanë vend në futboll".
Ministri spanjoll ironizon argjentinasit pas peticionit për përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Pas ndeshjes, shpërthyen trazira në të cilat Leandro Paredes u përlesh fizikisht me disa lojtarë spanjollë. Nahuel Molina goditi me grusht Rodrin, dhe ndihmëstrajneri i Argjentinës, Fabian Ayala, u akuzua për sulm ndaj Dani Olmos në turmë.
De la Fuente vlerësoi reagimin e lojtarëve të tij, të cilët mbetën të qetë pavarësisht provokimeve.
"Dua të përgëzoj sjelljen e lojtarëve tanë gjatë atyre sulmeve dhe provokimeve. Ata e ruajtën qetësinë dhe treguan sportivitet deri në fund", përfundoi trajneri i Spanjës.
E rrahën pas finales, Gavi thyen heshtjen dhe befason me deklaratën për argjentinasit
FIFA ka nisur që atëherë një hetim zyrtar mbi incidentet pas finales.
Qëllimi i hetimit është të përcaktojë përgjegjësinë dhe të vendosë sanksione të përshtatshme ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+10
+2