Pse futbollistët e Argjentinës mbajnë byzylykë të kuq?

Një detaj i vogël ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjeve të Argjentinës në Kupën e Botës 2026. Disa prej futbollistëve të “Albiceleste”, mes tyre Lionel Messi, Lisandro Martínez, Nahuel Molina, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Gerónimo Rulli, mbajnë një byzylyk të kuq me shtatë nyje, që për ta përfaqëson një simbol mbrojtjeje dhe fati të mirë.
Ky aksesor, i njohur si byzylyku me shtatë nyje, lidhet me traditën mistike të Kabalës, ku fija e kuqe besohet se mbron nga “syri i keq”, energjitë negative dhe zilia.
Me kalimin e viteve, ai është shndërruar në një simbol popullor që shumë njerëz e mbajnë si shenjë force dhe fatbardhësie, pavarësisht bindjeve fetare.
Historia e byzylykut të Messit
Messi e mban këtë byzylyk prej vitesh, si me Argjentinën ashtu edhe në nivel klubesh. Historia e tij nisi në Botërorin e Rusisë më 2018, kur gazetari argjentinas Rama Pantorotto i dhuroi një fjongo të kuqe me kërkesën e nënës së tij, si simbol mbrojtjeje dhe fati.
Pak ditë më vonë, pas fitores ndaj Nigerisë, Messi tregoi se e kishte lidhur në kyçin e këmbës së majtë dhe i tha gazetarit: “Thuaji nënës tënde faleminderit, e kam ruajtur.” Që nga ajo kohë, ai nuk është ndarë më nga ky amulet.
A lejohet nga FIFA?
Po. Rregullat e FIFA-s dhe IFAB-it ndalojnë vetëm aksesorët që mund të jenë të rrezikshëm për lojtarët. Meqenëse byzylyku është prej fijeje dhe nuk paraqet rrezik, ai lejohet të mbahet gjatë ndeshjeve.
Edhe pse nuk ka prova shkencore se sjell fat apo mbrojtje, për Messin dhe disa nga bashkëlojtarët e tij ai është kthyer në një ritual që i ka shoqëruar në disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës, përfshirë edhe finalen e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요