Kapiteni i Francës në pikëpyetje? Zidane zbulon planin për Mbappen

ONP 요약
Zinedine Zidane has been confirmed as the new head coach of the France national football team, succeeding Didier Deschamps. The appointment follows his successful tenure at Real Madrid, where he won three consecutive Champions League titles.
진보 성향:Legacy questioned — progressive outlets express concern over Zidane's five-year coaching hiatus and the secrecy of his appointment.
중도 성향:Neutral appointment — moderate outlets report the appointment factually, noting his succession of Deschamps and his past achievements.
보수 성향:Golden era promise — conservative outlets celebrate Zidane's legendary success and anticipate a return to international glory.
Përzgjedhësi i ri i Francës, Zinedine Zidane, ka zbuluar se ende nuk ka zhvilluar bisedën e parë me Kylian Mbappen për rolin e kapitenit të kombëtares.
Zidane u prezantua zyrtarisht të martën si përzgjedhësi i ri i “Les Bleus”, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare që e mban në krye të Francës deri në përfundim të Kupës së Botës 2030.
Kjo është detyra e parë e Zidane që nga largimi i dytë nga Real Madridi në vitin 2021, ku fitoi tre herë Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës.
Legjenda franceze, kampion bote në vitin 1998 dhe fitues i Euro 2000 me Francën, do ta nisë aventurën e tij të re më 25 shtator, kur Franca përballet me Turqinë në Ligën e Kombeve.
Mbappe mbajti shiritin e kapitenit të Francës në Kupën e Botës 2026, por Zidane ka bërë të ditur se ende nuk kanë folur për këtë çështje.
“Nuk kemi folur me Kylianin. Gjëja më e rëndësishme për të tani është të pushojë pas një sezoni të gjatë. Do të kemi mundësinë të diskutojmë për këtë dhe për gjithçka tjetër me të dhe lojtarët e tjerë në shtator”.
Mbappe e ka përshëndetur emërimin e Zidane përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Mirë se erdhe në shtëpi”.
Sulmuesi i Real Madridit pati një Botëror të jashtëzakonshëm, duke fituar Këpucën e Artë me 10 gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni me 22 gola./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+25
+53
+10
+1