UEFA kërcënon me bojkot të Kupës së Botës nëse FIFA miraton projektin për investitorët privatë

ONP 요약
UEFA member associations have voted unanimously to boycott FIFA competitions, including the World Cup, if FIFA president Gianni Infantino goes ahead with a plan to sell stakes in its tournaments to private investors. The boycott would cover men's and women's World Cups and the Club World Cup, pending FIFA's approval of the investment proposal.
UEFA ka paralajmëruar se do të bojkotojë të gjitha garat e organizuara nga FIFA, nëse miratohet plani për shitjen e aksioneve të kompeticioneve te investitorët privatë.
Sipas raportimeve, 55 federatat anëtare të UEFA-s votuan në një mbledhje urgjente të mbajtur të enjten për të mbështetur bojkotin, në rast se propozimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, miratohet nga federatat anëtare.
Takimi u organizua për të diskutuar projektin e prezantuar nga FIFA të martën, i cili parashikon hapjen e një pjese të vlerës komerciale të garave të saj për investitorë privatë. UEFA kishte reaguar menjëherë me dy deklarata të ashpra kundër këtij plani, ndërsa tani ka kaluar edhe në një qëndrim më konkret.
Nëse projekti miratohet, bojkoti do të përfshijë Kupën e Botës për meshkuj, Kupën e Botës për femra dhe Kupën e Botës për Klube, duke lënë jashtë të gjitha kombëtaret dhe klubet evropiane nga garat e FIFA-s.
Propozimi i Infantinos duhet të votohet nga federatat anëtare të FIFA-s, ndërsa testi i parë i këtij qëndrimi mund të vijë që në tetor, kur janë planifikuar ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për femra.
AFC pajtohet me UEFA-n, hedhin poshtë vendimin kontrovers të FIFA-s për shitjen e Kupës së Botës
Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është thelluar ndjeshëm ditët e fundit, me drejtuesit e futbollit evropian që e konsiderojnë projektin e ri një kërcënim për modelin aktual të qeverisjes së futbollit botëror. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+9
+5