Për herë të parë në histori, kartëmonedhat euro po ndryshohen - këto janë propozimet

Banka Qendrore Evropiane zbuloi të enjten një listë të shkurtër me dizajne të reja të kartëmonedhave, dhe pret të zgjedhë një fitues deri në fund të vitit në përpjekjen e saj për të nxjerrë në treg para më të sigurta në të ardhmen.
10 dizajnet e përzgjedhura, me tema rreth "kulturës evropiane" dhe "lumenjve dhe zogjve", tani do të jenë në debat publik, transmeton Telegrafi.
Evropianët do të kenë kohë deri më 21 shtator për të dhënë reagime, tha Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Propozimet për kartëmonedhat paraqesin figura të shquara si Maria Skłodowska Curie, e vetmja shkencëtare që ka fituar çmime Nobel si në fizikë ashtu edhe në kimi, kompozitori Ludwig van Beethoven dhe artisti Leonardo da Vinci.
Ten selected design proposals for the next series of euro banknotes have been unveiled.
Explore the proposals and tell us which ones you prefer.
Have your say https://t.co/VvcczFFxX3 pic.twitter.com/mZGWAdaz62
— European Central Bank (@ecb) July 23, 2026
Ndërkohë, një set i dytë paraqet zogj, përfshirë peshkatarbin dhe lejlekun e bardhë, tha BQE.
Ky është ridizajnimi i parë i plotë i kartëmonedhave euro që nga lëshimi i tyre i parë në vitin 2002, tha banka qendrore.
Ana e pasme e kartëmonedhave do të përfshijë skena të natyrës ose jetës publike me tema rreth artit, shkencës ose kohës së lirë.
BQE tha se, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim dhe testim, do të duhen disa vite që kartëmonedhat e reja të hyjnë në qarkullim pasi të zgjidhet një dizajn përfundimtar.
Kartëmonedhat e vjetra do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të vazhdojnë të qarkullojnë së bashku me serinë e re. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
EZB: EZB lässt Bürger über Entwürfe für neue Euro-Banknoten abstimmen
Europäer können über Design neuer Euro-Banknoten abstimmen
Nuove banconote dell’euro, la Bce svela i bozzetti. Via al sondaggio: “Si vota fino al 21 settembre”
Los europeos ya pueden elegir el diseño de los nuevos billetes de euro que pondrá en circulación el BCE
Për herë të parë në histori, kartëmonedhat euro po ndryshohen - këto janë propozimet
Euro pode ganhar novas notas pela primeira vez desde 2002; veja os desenhos finalistas
EZB: Bürgerbeteiligung beim Design der neuen Euro-Banknoten
Neue Euro-Noten: Berühmte Europäer oder Vögel und Flüsse?
„Die Banknoten gehören Ihnen“ – Stimmen Sie hier über die neuen Euro-Scheine ab
El BCE lanza una encuesta para que los europeos opinen sobre los nuevos billetes de euro
Geldnote: Bürger bestimmen, wie der neue Euro aussieht
Cervantes, candidato a billete de 50 euros: el BCE decide el nuevo diseño del dinero europeo entre ríos y aves o figuras de la cultura