Nga Antonela Roccuzzo te Tini Stoessel - njihuni me partneret e yjeve të finales së Botërorit

Teksa Argjentina dhe Spanja përgatiten për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, vëmendja e publikut nuk është e përqendruar vetëm te yjet në fushë.
Në tribunat e stadiumit pritet të jenë edhe partneret e futbollistëve, shumë prej të cilave kanë ndërtuar karriera të suksesshme në muzikë, modë, biznes dhe fusha të tjera.
Disa prej tyre numërojnë dhjetëra miliona ndjekës në rrjetet sociale, të tjera drejtojnë bizneset e tyre ose kanë zgjedhur të ndërtojnë karrierë larg vëmendjes mediatike.
Partneret e futbollistëve të Argjentinës:
Antonela Roccuzzo
View this post on Instagram
A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)
Bashkëshortja e Lionel Messit është një nga figurat më të njohura mes partnereve të futbollistëve. Antonela dhe Messi njihen që nga fëmijëria, janë në një lidhje që prej vitit 2005 dhe u martuan në vitin 2017. Çifti ka tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.
Ajo studioi në qytetin e lindjes, Rosario, dhe për një periudhë ndoqi studimet për stomatologji, por i ndërpreu pas shpërnguljes në Barcelonë.
Sot merret me modelim, bashkëpunon me marka të njohura si Adidas, Stella McCartney dhe Tiffany & Co., është bashkëthemeluese e markës së veshjeve për fëmijë Enfans dhe angazhohet shpesh në projekte humanitare.
Në Instagram e ndjekin më shumë se 41 milionë persona.
Martina "Tini" Stoessel
Martina
E fejuara e Rodrigo De Paul është shumë më e njohur se shumica e partnereve të futbollistëve.
Këngëtarja dhe aktorja argjentinase u bë e famshme falë serialit të Disney-t "Violetta", ndërsa më pas ndërtoi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në muzikë, duke bashkëpunuar edhe me artistë si Steve Aoki.
Lidhja e saj me De Paul ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave. Çifti u nda për një periudhë në vitin 2023, u ribashkua vitin e kaluar dhe këtë vit njoftoi fejesën.
Agustina Gandolfo
Augustina
Agustina Gandolfo është partnerja e Lautaro Martínez që nga koha kur ai luante për Racing Club. Ajo është sipërmarrëse dhe influencuese, e fokusuar në ushqimin e shëndetshëm, mirëqenien dhe stilin e jetesës.
Me Lautaron ka dy fëmijë. Së bashku kanë hapur restorantin Coraje në Milano, ku kombinojnë kuzhinën argjentinase dhe atë italiane. Më pas zgjeruan biznesin me Coraje Mendoza, ndërsa po zhvillojnë edhe një kantinë vere dhe një kompleks turistik në provincën Mendoza.
Valentina Cervantes
Valentina
Valentina Cervantes dhe Enzo Fernandez janë bashkë që nga adoleshenca. Ata kanë dy fëmijë dhe marrëdhënia e tyre ka kaluar edhe një periudhë ndarjeje, para se të ribashkoheshin.
Në Instagram ajo ndiqet nga më shumë se 3.5 milionë persona. Gjatë këtij viti prezantoi markën e modës TF24/TwentyFour, të cilën e zhvillon së bashku me Fernandezin.
Partneret e futbollistëve të Spanjës:
Ines Garcia
Ines
Partnerja e Lamine Yamal është një nga emrat më të komentuar mes partnereve të futbollistëve spanjollë.
Çifti është njohur përmes rrjeteve sociale dhe, edhe pse lidhjen e bënë publike vetëm këtë vit, kanë deklaruar se janë bashkë prej më shumë kohësh.
Ines punon si modele dhe influencuese në fushën e bukurisë. Së fundmi prezantoi koleksionin e fustaneve Coco, në bashkëpunim me markën spanjolle Closet Barcelona.
Ainhi Garcia
Ainhi
Partnerja e Nico Williams nuk është një figurë publike në kuptimin tradicional. Ajo punon në fushën e inteligjencës artificiale dhe rrallëherë shfaqet në media apo jep intervista.
Me Williams ka qenë shoqe për shumë vite, përpara se në fillim të vitit 2025 të konfirmonin publikisht lidhjen e tyre.
Laura Schmitt Abla
Laura
Influencuesja, modelja dhe moderatorja gjermane e podcast-eve është në një lidhje me Dani Olmo që nga viti 2024. Përveç angazhimit në rrjetet sociale, ajo ka punuar edhe në organizimin e eventeve dhe në fushën e komunikimit.
Laura ka theksuar disa herë se nuk dëshiron të njihet vetëm si partnerja e një futbollisti, por synon të ndërtojë identitetin e saj profesional.
Ajo ka folur hapur edhe për martesën e dështuar në fillim të të njëzetave, duke e cilësuar atë si një përvojë të rëndësishme që i ka shërbyer si mësim në jetë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요